Politike

Akuzat nga opozita/Rama: Sa më shumë të lehin qentë aq më të frymëzuar jemi për ta bërë Shqipërinë që duam (VIDEO)

11 Shkurt 2019, 07:30 Nga DOSJA
Akuzat nga opozita/Rama: Sa më shumë të lehin qentë aq

Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook një video nga kantieri i Rrugës së Arbrit dhe shprehet se sa më shumë të lehin qentë aq më e frymëzuar është qeveria e tij për të bërë Shqipërinë që duam.

“Mirëmengjes dhe me këto pamje që s’kanë nevojë për koment nga kantieri i Rrugës së Arberit, duke ju siguruar të gjithë se sa më shumë të lehin qentë aq më të frymëzuar e të vendosur jemi për ta bërë Shqipërinë që duam, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama krahas videos.

Ndaj qeverisë Edi Rama javën e fundit nuk kanë të pakta akuzat nga opozita për ngjarjet e rëndësishme si përdhunimi në Kavajë, vendimi për Dritan Dajtin dhe vendimi i gjykatës për Ardit Gjoklajn.

Pas akuzave dy nga ministrat e Ramës, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshi reaguan për vendimin e gjykatës ndaj Dajtit. Gjoni u shpreh se KLGJ duhet të marrë masa dhe të bëhet hetim disiplinor ndaj gjyqtarëve që morën vendimin.

Ndërsa Lleshaj u shpreh se nuk mund dhe nuk do të ketë paqe në shpirtin e Policisë së Shtetit, derisa të zhbëhet nga Gjykata e Lartë ky vendim. (Lexo edhe këtë)

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama kantieri rruga e arberit edi rama kantieri rruga e arberit

Sondazh

Poll