Politike

Merr fund pritja për Tahirin, gjykata afat prokurorisë: Hetimet mbyllen në 10 mars

11 Shkurt 2019, 12:05 Nga DOSJA
Merr fund pritja për Tahirin, gjykata afat prokurorisë: Hetimet

TIRANË- Gjykata për Krimet të Rënda pranoi kërkesën e ish-ministrit Saimir Tahirit, duke i vendosur kohë prokurorisë deri më 10 mars për të vendosur përfundimisht nëse do kalojë në gjykim, apo do mbyllen hetimet.

Tahiri zgjodhi që të ishte i pranishëm në seancë, i përfaqësuar nga avokati i tij Maks Haxhia. Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura, për shkak të sekretit hetimor duke mos marrë parasysh kërkesën e ish-ministrit të bërë në seancën e kaluar. 

Sipas tij, seanca duhet të ishte transparente dhe me dyer të hapura pasi mbi çështjen nuk kishte asnjë sekret hetimor, pasi detajet ishin bërë publike në media nga vetë prokurorët. (Lexo këtu) Megjithatë kërkesa u refuzua nga Prokurorët.

Vetë Tahiri në përfundim të seancës është shprehur se gjykata ka pranuar kërkesën e tij.

“Akuza të padrejta dhe skandaloze ndaj meje. I falënderoj të gjithë pa masë që më kanë treguar që ia vlen të presësh për atë ditë që vjen drejtësia. Për mua ka rëndësi drejtësia dhe që kësaj maratone t’i shkojmë më në fund drejt finishit.”-tha Tahiri.

Ndërkohë që jashtë ambjenteve të Gjykatës, ish-ministri mbështetej nga fanset e tij më të flakta. (Lexo këtu)

Më herët Prokuroria ka kërkuar shtyrjen me tre muaj  për hetimet kundër Saimir Tahirit, pasi duhej më shumë kohë për mbërritjen e disa letër porosive nga Italia dhe Mali i Zi.

Kujtojmë që Tahiri është nën hetim për prej tetorit të 2018-ës, pasi akuzohet se ka qenë pjesë e grupit kriminal “Habilaj”, të cilët po gjykohen në Itali.

(k.m./f.g/ dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gjykata e krimeve te renda grupi i habilajve hetimi per tahirin leterporosite nga mali i zi prokuroria e krimeve te renda saimir tahiri gjykata e krimeve te renda grupi i habilajve hetimi per tahirin leterporosite nga mali i zi prokuroria e krimeve te renda saimir tahiri

Sondazh

Poll