Politike

Debatet tek Komisioni i Shëndetësisë/ Deputetja e PS, Adelina Rista tregon telefonatën: Turp, gati të thyejmë TV

11 Shkurt 2019, 14:01 Nga DOSJA
Debatet tek Komisioni i Shëndetësisë/ Deputetja e PS, Adelina

TIRANË- Mbledhja e sotme e Komisionit të Shëndetësisë, ku u diskutua për ndihmën ekonomike, ka shkaktuar mjaft debate, akuza dhe replika mes deputetëve.

Në debat e sipër deputetja e PS-së, Adelina Rista i kërkoi llogari kryetarit të Komisionit, Petrit Vasili për arsyen pse në komision kishin hyrë njerëz të paautorizuar dhe pse ai kishte lejuar debatet.

Sapo pata një telefonatë nga një 80 vjeçare që po na sheh në televizor. Çfarë po bëhet aty tek ju më tha? Vetëm duke ju parë po bëhemi gati të thyejmë tv:,- tha Rista.

Rista: Turp zoti Vasili, këtu kanë hyrë persona të paautorizuar

Bardhi: Pse më ndërpret moj zonjë

Rista: Ke ngatërruar foltoren zoti Bardhi, t’i po më ndërpret

Bardhi: Nuk po të ndërpres

Rista: Zoti Vasili e drejtoni këtë komision dhe përgjegjësia për rregullin bie mbi ju

Ndërsa deputeti Bardhi çohet nga vendi dhe braktis komisionin.

(a.m/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike adelina rista debatet tek shendetesia komisioni i shendetesise adelina rista debatet tek shendetesia komisioni i shendetesise

Sondazh

Poll