Politike

Protesta e opozitës/ Banorët e Elbasanit bllokojnë rrugën: Jemi braktisur nga qeveria, po varfërohemi çdo ditë

10 Shkurt 2019, 15:49 Nga DOSJA
Protesta e opozitës/ Banorët e Elbasanit bllokojnë rrugën:

Opozita ka organizuar një protestë sërish pasditen e sotme në qytetin e Elbasanit. Qytetarët i janë bashkuar opozitës dhe në shenjë proteste, kanë bllokuar rrugën nacionale në Papër.

Me pankarta në duar dhe thirrjet “qeveri e krimit”, ata kërkojnë nga qeveria punë dhe dinjitet, pasi gjendja e tyre ekonomike është e vështirë dhe shumica prej protestuesve janë të papunë.

Sipas protestuesve, qeveria nuk ka mbajtur asnjë premtim. Ndërkohë kujtojmë që  protestat e zhvilluara ditët e fundit në rrethe, janë mbështetur nga opozita dhe deputetët e saj, Edmond Spaho, Luçiano Boçi dhe Endri Hasa.

Taksat na i merr çdo ditë, por asnjë investim nuk na kthehet në mirëqenie për ne. Vjedhin djersën tonë. Gjendja ekonomike e familjeve është përkeqësuar.Ndjehemi te braktisur nga qeveria. Nuk mbajti asnjë premtim. Çdo ditë e më shumë po varfërohemi.Të rinjtë po largohen nga Shqipëria, se nuk kanë punë dhe po mbesin rrugëve. Qytetet po braktisen. Të gjithë kundër Kryeministrit te varfërisë”, shprehen protestuesit.

Partia Demokratike ka paralajmëruar protestë popullore më 16 shkurt. PD dhe aleatët kërkojnë rrëzimin e qeverisë Rama 2, krijimin e një qeverie tranzitore e cila do të organizojë zgjedhje të parakohshme qendrore dhe ato lokale.(Lexo këtu)

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 16 shkurt elbasan paper protesta e opozites 16 shkurt elbasan paper protesta e opozites

Sondazh

Poll