Politike

Protesta e opozitës/ Fermerët bllokojnë rrugën në Berat, hedhin prodhimet e tyre: Kemi falimentuar

10 Shkurt 2019, 16:44 Nga DOSJA
Protesta e opozitës/ Fermerët bllokojnë rrugën në

Qytetarët dhe fermerët e Beratit kanë dalë sot në protestw kundër qeverisë. Të mbështetur nga opozita, fermerët e zonën kanë hedhur prodhimet e tyre në rrugë në shenjë protest.

“Kemi falimentuar, jemi harruar,”- shkruhet në disa nga pankartat e tyre. Ndërkohë që ditën e sotme ka pasur protesta në qytetin e Vlorës dhe të Elbasanit ku këta të fundit kanë bllokuar rrugën nacionale.

Ata shprehen se po varfërohen çdo ditë e më shumë dhe se qeveria sipas tyre nuk ka mbajtur asnjë premtim të dhënë në fushatat elektorale. Këto protesta i paraprijnë protestës së madhe të paralajmëruar nga opozita që do të mbahet më datë 16 shkurt.

Partia Demokratike ka paralajmëruar protestë popullore më 16 shkurt. PD dhe aleatët kërkojnë rrëzimin e qeverisë Rama 2, krijimin e një qeverie tranzitore e cila do të organizojë zgjedhje të parakohshme qendrore dhe ato lokale.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike fermeret bllokojne rrugen ne berat protesta e opozites protesta ne rrethe proteste ne berat fermeret bllokojne rrugen ne berat protesta e opozites protesta ne rrethe proteste ne berat

Sondazh

Poll