Politike

Deklaratat Lleshaj- Gjonaj për Dritan Dajtin, PD: Kë shantazhon nga burgu vrasësi?

10 Shkurt 2019, 15:03 Nga DOSJA
Deklaratat Lleshaj- Gjonaj për Dritan

Pas deklaratëve të dy ministrave, Lleshaj dhe Gjonajt për vendimin e gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda për Dritan Dajtin ka ardhur edhe reagimi i Partisë Demokratike. Në një deklaratë për mediat PD-ja shkruan se reagimi i dy ministrave erdhi pas revoltës publike.

Sipas selisë blu vendimi për Dritan Dajtin erdhi pikërisht për shkak të ‘drejtësisë së re’ të kryeministrit Edi Rama.

DEKLARATE E PARTISE DEMOKRATIKE
3 ditë me vonesë, të shtrënguar nga presioni ndërkombëtar dhe revolta e opinionit publik, kukullat e Edi Ramës në Ministrinë e Brendshme dhe në Ministrinë e Drejtësisë u bënë pjesë e teatrit kriminal me aktor Dritan Dajtin dhe regjisor Edi Ramën. Lotët e krokodilit nuk e ndryshojnë dot faktin se vrasësi i 4 Dëshmorëve të Atdheut, Dritan Dajti, është praktikisht i liruar nga drejtësia e re e Edi Ramës.

Shqiptarët mund të gënjehen njëherë, por jo përgjithmonë!

Në vend që t’u besojnë kërcënimeve qesharake të eunukut të Ramës në Ministrinë e Brendshme, shqiptarët e dinë se karrigia e Edi Ramës është blerë nga votat e krimit të organizuar, i cili, fatkeqësisht, nuk luftohet dot me lot krokodili.

Faktet janë kokëfortë:

1.Edi Rama kishte nën kontroll Gjykata e Lartë, kur ajo zhvlerësoi dënimin me burgim të përjetshëm për Dritan Dajtin dhe i hapi rrugë vendimit skandaloz që siguron lirinë e shpejtë të një prej kriminelëve më të tmerrshëm.

2.Edi Rama, njeriu që përgojon gjithë Tiranën,  heshti kur Gjykata e Lartë ndihmoi Dritan Dajtin, heshti edhe 3 ditë më parë, pas vendimit skandaloz për Dritan Dajtin.

3.Në qeverisjen e Edi Ramës të gjithë bandat dhe kriminelët më të rrezikshëm janë lënë të lirë, që nga Hakmarrja për Drejtësi, Banda e Durrësit tek Banda e Lushnjës dhe trafikantët ndërkombëtarë të kokainës në Xibrakë.

Në vend të lotëve të krokodilit për një vendim të dirigjuar nga Edi Rama, Ministrja e Drejtësisë duhet t’i kërkojë prokurorisë që të zbardhë përgjimet nga burgu të Dritan Dajtit dhe t’u thotë shqiptarëve:

Me kë komunikon nga burgu Dritan Dajti?

Kë shantazhon nga burgu vrasësi i 4 policëve në krye të detyrës?

Kush i ka dalë Dritan Dajtit garant për lirimin e tij të shpejtë?

Pyetjet janë konkrete dhe kërkojnë përgjigje konkrete, jo lojra fjalësh e mashtrime për shkarkime gjyqtarësh nga qeveria që ka në dorë të shkarkojë Vangjush Dakon, por vazhdon ta mbrojë atë për blerjen e votave në bashkëpunim me të ngjashmit e Dritan Dajtit.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj me anë të një deklarate për shtyp ka reaguar lidhur me dënimin me 25 vite burg ndaj Dritan Dajtit, të cili e cilësoi si kriminal dhe u shpreh se ndaj tyre ka nisur punën me operacionin “Forca e ligjit”.

Kurse në deklaratën e saj për shtyp, ministrja Gjonaj u shpreh se vendimi për Dajtin ishte në kundërshtim me ligjin dhe se i drejtohet Këshillit të Lartë Gjyqësor për procedimin disiplinor ndaj trupës së gjyqtarëve që dhanë vendimin.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike deklarate e patise demokratike drejtesia e re edi rama etilda gjonaj pd per dritan dajtin reforma ne drejtesi sander lleshaj deklarate e patise demokratike drejtesia e re edi rama etilda gjonaj pd per dritan dajtin reforma ne drejtesi sander lleshaj

Sondazh

Poll