Aktualitet

Tahiri tek Krimet e Rënda: Nuk ka më sekrete, Prokuroria ka trafikuar lajme për dosjen time me SMS

Tahiri tek Krimet e Rënda është shoqëruar nga avokati i tij Maks Haxhia, ku kërkojnë shpjegime për zgjatjen e hetimeve, dhe shtojnë që dosja hetimore të shkojë në Gjykatë.
Featured image of article: Tahiri tek Krimet e Rënda: Nuk ka më sekrete, Prokuroria ka trafikuar lajme për dosjen time me SMS Saimir tahiri para "Krimeve të Rënda"
Përditësuar:

TIRANË-Seanca e kërkuar nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, tek Gjykata e Krimeve të Rënda, për të ankimuar zgjatjen e hetimeve është shtyrë për ditën e hënë.

Tahiri tek Krimet e Rënda ishte shoqëruar nga avokati i tij Maks Haxhia, ku kërkuan shpjegime për zgjatjen e hetimeve, por seanca nuk u zhvillua dot sot.

Ish-ministri kërkoi që në seancë të ishte e pranishme dhe media, pasi sipas tij nuk kishte asnjë sekret hetimor, pasi detajet janë bërë publike.

“Ka më shumë se një vit e tre muaj hetime, unë nuk di çfarë ka mbetur e fsheshur në këtë proces, lajme janë trafikuar me shumicë në media. Unë i kam dhe me SMS lajmet që janë trafikuar nga Porkuroria, prandaj nuk shkon. Sekrete hetimore nuk ka, në gjykimin tuaj është, por çfarë sekreti ka? Nuk ka ngleur më gjë për sekrete.” tha Tahiri.

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dhe avokati i tij, Maks Haxhia tek Krimet e Rënda

Kjo kërkesë e ish-deputetit të PS, është kundërshtuar nga prokurorët të cilët kanë vendosur që seanca të vijojë me dyer të mbyllura.

Më herët Prokuroria ka kërkuar dhe tre muaj të tjerë për hetimet kundër Saimir Tahirit, pasi duhej më shumë kohë për mbërritjen e disa letër porosive nga Italia dhe Mali i Zi.

Kujtojmë që Tahiri është nën hetim për prej tetorit të 2018-ës, pasi akuzohet se ka qenë pjesë e grupit kriminal “Habilaj”, të cilët po gjykohen në Itali.

A.B. (Dosja.al)

Shto Koment