Sport

Drejtësi ruse në ndeshjen Young Boys-Tirana, arbitri nuk është fatsjellës për skuadrat shqiptare, ka gjykuar Flamurtarin d

28 Shtator 2020, 08:47 Nga DOSJA
Drejtësi ruse në ndeshjen Young Boys-Tirana, arbitri nuk

ZVICËR-Sergey Karasev është arbitri që do të gjykojë “Play-Offin” e ndeshjes Young Boys-Tirana. Karasev ka gjykuar çdo skuadër të madhe dhe të vogël në Europë, duke filluar nga ato maqedonase deri te më të mëdhatë si në kombëtare dhe në rang klubesh. 41-vjeçari njeh skuadrat shqiptare pasi në të kaluarën ka drejtuar Flamurtarin dhe Skënderbeun.

Në vitin 2011 rusi në atë kohë gjykonte ndeshjen e turit të dytë të UEFA-s, Flamurtari-Jablonec, mbyllur 0-2 për hungarezët. Për herë të dytë në Shqipëri, Karasev ka qenë për një sfidë kualifikuese të Champions League mes Skënderbeut dhe Dinamos së Zagrebit, fituar nga kroatët 1-2. Pra në dy ndeshje të nivelit europian, rusi nuk ka qëlluar fatsjellës për ekipet shqiptare.

E.Ç (Dosja.al)

 

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport sergey karasev tirana uefa young boys sergey karasev tirana uefa young boys

Sondazh

Poll