Sport

VIDEO/Barazim që i shkon për shtat Juventusit, Roma “flak” fitoren, Ronaldo lideri lideri skuadrës

27 Shtator 2020, 20:55 Nga DOSJA
VIDEO/Barazim që i shkon për shtat Juventusit, Roma “flak”

ITALI– Roma-Juventus përballja e Serie A përfundoi me shifrat 2-2. Një sfidë që prodhoi gjithçka: Dy 11-metërsha të akorduar, një karton të kuq.Veretout ishte për këtë mbrëmje lideri i verdhekuqve, me të cilët debutoi dhe Marash Kumbulla, ndërsa Ronaldo u konfirmua si zakonisht si udhëheqësi i Juventusit, që duket se po krijon varësi nga golat e tij.

 

Veretout në të 31-tën zhbllokoi sfidën me një 11-metërsh, që u duk sikur Szczesny e ndali, por jo, topi tundi rrjetën.Arma plus e Juventusit mbetet gjithmonë Cristiano Ronaldo dhe në të 44-tën, një tjetër 11-metërsh, këtë herë për Juventusin, u shndërrua në gol nga portugezi.Në pushim u mendua se do të shkohej me këtë rezultat, por Veretout në kundërsulm dërgoi për herë të dytë topin në rrjetë, duke i dhënë një epërsi të pabesueshme Romës para se ekipet të shkonin në dhomat e zhveshjes.

Për Juventus duhej kthesa, por Rabiot humbi qetësinë dhe në të 62-tën u ndëshkua me të verdhin e dytë, duke lënë bardhezinjtë me 10 vetë në fushë. Ndërkohë që 6 minuta më parë Dzeko kishte shpërdoruar një mundësi të pabesueshme për të mbyllur sfidën.Rast i humbur, që Roma e pagoi kur Ronaldo në të 69-tën fluturoi për të shënuar golin e 2-2 pas asistit të Danilos.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport juventus roma ronaldo serie a juventus roma ronaldo serie a

Sondazh

Poll