Sport

VIDEO/ Vardy dhe Leicester turpërojnë Guardiolën, Manchester City disfatë me goleadë

27 Shtator 2020, 17:45 Nga DOSJA
VIDEO/ Vardy dhe Leicester turpërojnë Guardiolën, Manchester City

ANGLI– Manchester City drejtuar nga Pep Guardiola turpërohet nga Leicester City. Për javën e tretë të kampionatit anglez pikërisht në “Etihad Stadium” qytetarët munden 2-5. Tregolësh i Jamie Vardy-t, dy finalizime të të cilit u shënuan me 11-metërsh, ndërsa dy golat e tjerë të “dhelprave” mbajnë firmat e Madisson dhe Tielemans (të dy me 11-m).

Nuk u vlejti për asgjë Citizen goli i realizuar nga Mahrez, një ish i Leicesterit, që në minutën 5-të, dhe finalizimi me kokë i Ake në minutën e 83-të. Interesant fakti që 4 nga 5 golat e Leicesterit u shënuan me penallti.5 gola në vetëm 3 ndeshjet e para për Jamie Vardy-n, që edhe në sfidën hapëse në Premier League ndaj West Brom, realizoi dy herë nga pika e bardhë e penllatisë (0-3).

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport leicester city manchester city premier league leicester city manchester city premier league

Sondazh

Poll