Sport

Mediat italiane ngrejnë në “qiell” paraqitjen e Kumbullës kundër Juventusit, ja me çfarë note vlerësohet futbollisti:

28 Shtator 2020, 08:18 Nga DOSJA
Mediat italiane ngrejnë në “qiell” paraqitjen e

ITALI-Përfundon 2-2 sfida e Olimpicos mes Roma e Juventus, për javën e dytë të Serie A. Verdhekuqtë shkuan dy herë në avantazh me golat e Veretout (i pari me penallti), por dy herë u arritën nga Cristiano Ronaldo, madje goli i dytë me bardhezinjtë në inferioritet numerik, pas daljes me kartonin e dytë të verdhë të Rabiot. Për Romën debutoi Marash Kumbulla nga minuta e pare me verdhekuqtë që kanë fituar një lojtar me një të ardhme të madhe.

Mbrojtësi shqiptar ka marrë komplimente për paraqitjen në fushë kundër “Zonjës së Vjetër”. “Calciomercato” e vlerësoi 20-vjeçarin për sigurinë, guximin dhe përballjen e fortë me dy lojtarët e Juventusit Dejan Kulusevskin dhe Aron Ramsey.

 

Marash Kumbulla (6.5): Debutim drithërues për Kumbullën, por shtatlarti shqiptar nuk zvarritet përballë dyshes Kulusevski-Ramsej dhe nuk kursehet të ndërhyhë fort kur loja e kërkon. Nga 3 mbrojtësit e Romës, është më i shpejti dhe më i sigurti. Një start i mirë për presidentin Dan Fridkin.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport juventus marash kumbulla roma juventus marash kumbulla roma

Sondazh

Poll