Sport

Evitoi humbjen e Juventusit kundër Romës, Cristiano Ronaldo elozhe Pirlos: Me të punojmë duke…

28 Shtator 2020, 08:33 Nga DOSJA
Evitoi humbjen e Juventusit kundër Romës, Cristiano Ronaldo elozhe

ITALI-Cristiano Ronaldo ishte sërish protagonist me Juventusin teksa me dy golat e tij ia doli të shmangë disfatën e bardhezinjve ndaj Romës, me sfidën që u mbyll me rezultatin 2-2. Portugezi regjistron kështu rrjetën e tretë sezonale, ndërsa pas ndeshjes e cila edhe pse u mbyll në barazim ka lënë një shije të mirë te mirë teksa shprehet se skuadra me trajner Andrea Pirlon është më e lumtur ndërsa sipas tij, tashmë punohet duke qeshur.

“Pasi shkuam në disavantazh e dinim se ndeshja do të komplikohej shumë, por ia dolëm të merrnim një pikë të rëndësishme. Jemi në fillimin e kampionatit dhe me një trajner të ri. Por, e shikoj skuadrën aktive, jemi mirë dhe shoh një të ardhme të shndritshme. Mendoj se Serie A është përforcuar mirë, nga Interi, Milani dhe ne.

Është një kampionat më i vështirë se i sezonit të kaluar. Pirlo? Është shpejt, por e shoh skuadrën shumë më mirë, më të kënaqur duke punuar me buzëqeshje. Kjo është shumë e rëndësishme”, u shpreh Ronaldo.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport cristiano ronaldo juventus roma serie a cristiano ronaldo juventus roma serie a

Sondazh

Poll