Sport

VIDEO/Suarez harron shpejt lotët e Barcelonës, sulmuesi i Atletico Madrid “kafshon” në debutim me dy gola

27 Shtator 2020, 17:11 Nga DOSJA
VIDEO/Suarez harron shpejt lotët e Barcelonës, sulmuesi i Atletico

SPANJË– Vetëm 25 minuta i është dashur Luis Suarez për të shpërthyer me Atletico Madrid. Lotët për largimin nga Barcelona duket një kujtim i largët për sulmuesin që në ndeshjen e parë ja del të shënojë dy gola dhe një asist. “Los Colchoneros”shkatërruan me rezultat tenistik 6-1 Granadan në “Wanda Metropolitano”.

 

Simeone, në mënyrë të kuptueshme, nuk e aktivizoi titullar, por kur ia dha mundësinë e aktivizimit (Atletico kryesonte 3-0)), “El Pistolero” ia shpërbleu fillimisht me asist për Marcos Llorenten, më pas me një dygolësh që e bën perfekt debutimin e tij me ekipin madrilen.Një mesazh ky edhe për drejtuesit e Barcelonës, që ndoshta shumë shpejt do të pendohen që e larguan nga “Camp Nou”.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport atletico madrid la liga luis suarez atletico madrid la liga luis suarez

Sondazh

Poll