Sport

Liga Profesionale e Futbollit zbret në fushë, por jo për të luajtur: Bojkoti do të vazhdojë…

27 Shtator 2020, 17:18 Nga DOSJA
Liga Profesionale e Futbollit zbret në fushë, por jo për të

TIRANË- Skuadrat e Ligës Superiore kanë zbritur sot në orën 16:00 në fushë për të protestuar. Në videon e postuar në faqen zyrtare të Instagram-it, lojtarët që zbritën në fushë kanë mbajtur qëndrim për vazhdimin e  bojkotimit deri në përmbushjen e kërkesave që u janë drejtuar qeverisë.

“Ne, futbollistet e skuadrave të Kategorisë Superiore vazhdojmë protestën tonë në mbështetje të katër kërkesave të Ligës Profesioniste të Futbollit, drejtuar qeverisë shqiptare.

Së bashku me ne në këtë protestë sot janë bashkuar edhe futbollistet e rinj të akademive, që janë e ardhmja e futbollit.  Të gjithë së bashku duam që zëri ynë të dëgjohet për të siguruar një të ardhme sa më të mirë për lojën tonë të dashur, futbollin.

Ne jemi të bindur që kërkesat drejtuar qeverisë janë rruga e shpëtimit për futbollin dhe sportin në përgjithësi. Vetëm kështu mund të shpresojmë në një të ardhme më të mirë.

Ne do të vazhdojmë të ngremë zërin, sepse besojmë se sporti është lënë në harresë ndër vite. Dhe si një e mirë publike, të gjithë politikanët duhet t’i kthejnë sytë nga sporti.  Presim sa më shpejt një reagim pozitiv nga ana e qeverisë për të ardhmen e sportit në Shqipëri”, deklarata që u lexua nga kapitenët e skuadrave Superiore.

 

 

Kategoria Superiore në vijim të bojkotit që qëndron në fuqi vazhdon protestën deri në përmbushje të kërkesave drejtuar qeverisë. #Mbështet ⚽️?? #LPF

A post shared by Liga Profesioniste e Futbollit (@lpf.al) on


Kërkesat e Ligës së Futbollit për qeverinë janë miratimi i një ligji për sponsorizimet sipas propozimit të klubeve, përfshirjen e çdo aktiviteti ekonomik të futbollit në TVSH-në e reduktuar në masën 6 për qind, anulimin e gjobave e kamatëvonesave për detyrimet fiskale të prapambetura, dhe përjashtimin nga tatimi të të ardhurave të futbollistëve me 10 vjet, jo me 2 vjet sipas vendimit të qeverisë.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kategoria superiore liga profesioniste e futbollit ne proteste kategoria superiore liga profesioniste e futbollit ne proteste

Sondazh

Poll