VIDEO/ I gjendur mes dilemave për të ardhmen, Hysaj protagonist në ndeshjen me Genoa-n, shkodrani asist në golin e 5-të
27 Shtator 2020, 18:40Nga DOSJA
ITALI-Napoli u shfaq si uragan në përballjen me Genoan në “San Paolo”, aty ku Elseid Hysaj u konfirmua alternativë e besueshme në krah të djathtë të mbrojtjes, me Gattuson që e aktivizoi titullar. Napolitanët fituan thellë me rezultat tenistik 6-0, duke e dominuar në çdo aspekt lojën.
I gjendur mes dilemave për të ardhmen, ku është në udhëkryq mes rinovimit dhe largimit me klubin italian, shkodrani duket se i ka harruar çështjet e jashtme që në momentin kur shkel në fushë. Në minutën e 69, kur do të vinte goli i 5-të i takimit, Hysaj dhuron një asist për Elmas. Me një prekje të mrekullueshme e kthen topin pas, aty ku gjen shokun e tij të skaudrës, i cili më pas tund rrjetën e Genoa-s.
E.Ç (Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ITALI-Dy fitore në dy ndeshjet e para të Serisë A, që të dyja me rezultat 2-0. Milani e nisi në mënyrën e duhur sezonin dhe u jep një sinjal domethënës pretende...
ANGLI– Manchester City drejtuar nga Pep Guardiola turpërohet nga Leicester City. Për javën e tretë të kampionatit anglez pikërisht në “Etihad Stadium” qyt...
TIRANË- Skuadrat e Ligës Superiore kanë zbritur sot në orën 16:00 në fushë për të protestuar. Në videon e postuar në faqen zyrtare të Instagram-it, lojtarë...
SPANJË– Vetëm 25 minuta i është dashur Luis Suarez për të shpërthyer me Atletico Madrid. Lotët për largimin nga Barcelona duket një kujtim i largët p...
GJERMANI- Thyhet më në fund Bayerni i Mynihut! Hoffenheim i shkakton humbjen e parë në Bundesligë pas kaq muajsh duke fituar me shifrat 4-1.Disfata e fundit për...
NAPOLI-Elseid Hysaj mund të largohet nga Napoli, për të kaluar në kampionatin rus, aty ku e kërkon skuadra e Spartakut të Moskës.Sipas raportimeve të fundit, kl...
FRANCË-E përditshmja franceze “L’Equipe” ka zbuluar një prapaskenë mjaft interesante, sipas të cilës trajneri gjerman Thomas Tuchel ka qenë kundër blerjes ...
RUSI-Piloti finlandez i skuadrës gjermane Mercedes, Valteri Bottas konfirmohet si specialist i garave të Sochit, pasi ia doli të triumfojë edhe pasditen e sotme...
SPANJË-Largimi i Luis Suarez nga Barcelona ka bërë që në rrjetet sociale shumë lojtarë të njohur të lëshojnë kritikat kundrejt klubit për mënyrën sesi e la...
BERGAMO-Atalanta e nisi sezonin në mënyrë perfekte, pasi ia doli të triumfojë me shifrat 2-4 në një transfertë të vështirë si ajo ndaj Torinos, ndërsa edhe sot ...