Sport

VIDEO/ Milan “fluturon” edhe pa Ibrahimovic, kuqezinjtë fitojnë ndaj Crotones, shkëlqen Brahim Diaz

27 Shtator 2020, 18:14 Nga DOSJA
VIDEO/ Milan “fluturon” edhe pa Ibrahimovic, kuqezinjtë

ITALI-Dy fitore në dy ndeshjet e para të Serisë A, që të dyja me rezultat 2-0. Milani e nisi në mënyrën e duhur sezonin dhe u jep një sinjal domethënës pretendentëve për titullit. Pas suksesit me Bolognan në “San Siro”, erdhi trepikëshi i radhës në fushën e Crotones.

Në mungesë të Zlatan Ibrahimovicit, i izlouar pasi ka rezultuar pozitiv me COVID-19, për “Djallin” shënuan Kessie dhe blerja e freskët, Brahim Diaz. Mesfushori 23-vjeçar shndërroi në gol në shtesën e pjesës së parë një 11-metërsh të fituar nga Rebic (kryesori e konfirmoi edhe pasi u konsultua me sistemin VAR), ndërsa ish-sulmuesi i Realit realizoi golin e sigurisë 5 minuta pas startit të pjesës së dytë, me një devijim në zonën e portierit.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport crotone milan serie a crotone milan serie a

Sondazh

Poll