Politike

PD bojkoton Këshillin Politik, Rama: S’ka më nesër, po përsërisni gabimet e të shkuarës! Murrizi dhe Hajdari njëzëri:

22 Korrik 2020, 06:12 Nga DOSJA
PD bojkoton Këshillin Politik, Rama: S’ka më nesër, po

TIRANË“S’ka nesër asgjë!,”-kështu e ka mbyllur fjalën e tij kryeministrit Edi Rama pas takimit të Këshillit Politik, i cili zgjati vetëm 40 minuta. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë theksoi edhe njëherë që marrëveshja për Reformën Zgjedhore do të kalojë nesër në Kuvend duke shtuar se e konsideronte absurd bojkotin e vendosur nga opozita e bashkuar në tryezën e sotme.

Rama nuk ka la përmendur edhe opinionin e ekspertëve të KP-së, duke shtuar se ata kanë shprehur qartë se ndryshimet në Kushtetutë të propozuara nga opozita e re, nuk cënojnë në asnjë mënyrë “5 qershorin”. Në fund, numri një i maxhorancës e tha edhe njëherë fjalën e tij të fundit se të dyja marrëveshjet do të kalonin në Kuvend, ndërsa la të kuptohej se kjo do të ishte tryeza e fundit për dialog politik.

Ndërkohë dy përfaqësuesit e opozitës së re, Rudina Hajdari dhe Myslim Murrizi njëzëri i bënë thirrje kolegëve të tyre që të marrin pjesë në tryezë për të dhënë edhe argumentat e propozimet e tyre. Murrizi tregoi se e gjithë mbledhja ishte e fokusuar në nivel teknikësh nëse ndryshimet kushtetuese prekin paktin e 5 qershorit, të cilin ai sërish shprehur hapur se nuk do ta votojë nesër.

Opozita e bashkuar, vendosi që të bojkotonte sot takimin duke kërkuar një mbledhje nesër ose pasnesër, pavarërisht se Rama kërkoi që PD dhe aleatët, duke mos iu referuar direkt kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha që të mos bojkotojnë takimin e thirrur sot. Ata nuk lëvizën nga qëndrimi i tyre edhe pas  e-mailit të dërguar nga Damian Gjiknuri. 

Por nuk ndaloi aty…PD-ja nuk u tërhoq as nga prania e Gazmend Bardhit në Këshill, duke mos i dhënë “kënaqësinë” e përballjes kryeministrit me kundërshtarin e tij, politik, Lulzim Bashën. Megjithatë bojkoti i tyre duket se s’ka ndryshuar asgjë nga qëndrimi i palëve të tjera pasi kryeministri i ka thumbuar me fjalët “mos shikoni gishtin kur ai tregon hënën, pranoni realitetin, më 30 korrik ndryshon kushtetuta”, ndërsa sot i “akuzoi” se po përsërisin gabimet e të shkuarës.

Ndërkohë që Gjiknuri u zotua se do të kërkonte një tjetër takim, nuk dihet nëse opozita e bashkuar do të marrë pjesë.

Një ditë më parë, PS dhe opozita parlamentare kanë nënshkruar marrëveshje për të kaluar Reformën Zgjedhore për votim në Kuvend më 23 korrik, dhe ndryshimet në Kushtetuese një javë më pas. Sipas marrëveshjes maxhoranca dhe opozita angazhohen që të votojnë në Kuvend të dyja marrëveshjet dhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe në Kushtetutë. 

(A.B;F.G/ Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike damian gjiknuri edi rama hapja e listave dhe heqja e koalicioneve takimi ne kp per listat e hapura damian gjiknuri edi rama hapja e listave dhe heqja e koalicioneve takimi ne kp per listat e hapura

Sondazh

Poll