Politike

Pas takimit të ambasadores amerikane Yuri Kim me Metën, Kryemadhi i shkon në zyrë Bashës

22 Korrik 2020, 11:16 Nga DOSJA
Pas takimit të ambasadores amerikane Yuri Kim me Metën, Kryemadhi i

TIRANË- Fill pasi ambasadorja amerikane përfundoi takimin me presidentin Ilir Meta, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka shkuar në zyrën e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Nuk dihet ende se çfarë po diskutohet mes tyre, por tanimë opozita e bashkuar i ka kthyer një përgjigje të prerë kryeministrit Edi Rama se kërkon shtyrjen e takimit të Këshillit Politik nga orari i parashikuar që është ora 17:00. 

Kryeministri Edi Rama përsëriti sot ftesën për opozitën e bashkuar që të marrë pjesë në mbledhjen e sotme të Këshillit Politik në orën 17:00. Takimi vjen një ditë pas miratimit të dhe firmosjes së një dokumenti bashkëpunues mes Partisë Socialiste dhe opozitës parlamentare për të votuar më 23 korrik marrëveshjen e 5 qershorit. Ndërkaq, ujërat kanë lëvizur edhe nga ambasada amerikane.

Prej dy ditësh, ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka takuar kryeministrin Edi Rama i cili, disa orë pas bisedës me Kim, mblodhi opozitën e re dhe firmosi dokumentin për të garantuar votimin e marrëveshjes më 23 korrik, ndërsa sot, takoi kreun e shtetit, Ilir Meta, me të cilin qëndroi gati 1 orë.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi takon bashen takimi ne kp per listat e hapura monika kryemadhi takon bashen takimi ne kp per listat e hapura

Sondazh

Poll

Politike 22 Korrik 2020, 08:27

TIRANË-Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, njëherazi përfaqësues i LSI, në Këshillin Politik, Petrit Vasili, i është përgjigjur Kryeministrit E...