Politike

Mbledhja në KP, Hajdari: Unë e Murrizi do jemi në takim, nesër miratohet marrëveshja e 5 qershorit

22 Korrik 2020, 12:00 Nga DOSJA
Mbledhja në KP, Hajdari: Unë e Murrizi do jemi në takim,

TIRANË- Deputetja Rudina Hajdari ka konfirmuar se do të jetë pjesë e takimit në Këshillin Politik sot në orën 17:00. Në një reagim për mediat, Hajdari u shpreh se  ajo do të jetë e pranishme, bashkë me Myslim Murrizin. Më tej shton se nesër do të miratohet dhe marrëveshja e 5 qershorit, e cila është dakordësuar dhe në radhët e opozitës në Kuvend.

Te nderuar kolege, Jam e disponueshme te marr pjese sot ne oren 17:00, ose cdo dite tjeter qe e shikoni te arsyeshme. Gjithashtu, ju bej me dije se sot gjate Konferences se Kryetareve u ra dakord nga te gjitha grupet parlamentare se me date 23 Korrik do te votohet marreveshja e 5 Qershorit. Gjithashtu, jam dakord me formatin e zgjeruar. Do jem e pranishme ne Keshillin Politik bashke me kolegun Myslim Murrizi, si perfaqesues te opozites parlamentare”, shkruan Hajdari.

Më herët, opozita parlamentare kërkoi shtyrjen e takimit. Në një email që Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili, i kanë dërguar Damian Gjiknurit thuhej se mbledhja duhet të zhvillohej ose të enjten ora 17:00, ose të premten ora 12:00. PS e ka kundërshtuar, po ashtu edhe kryeministri Edi Rama, që kërkoi nga kundërshtarët që të pranojnë realitetin.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike hapja e listave dhe heqja e koalicioneve rudina hajdari takimi ne kp per listat e hapura hapja e listave dhe heqja e koalicioneve rudina hajdari takimi ne kp per listat e hapura

Sondazh

Poll

Politike 22 Korrik 2020, 08:27

TIRANË-Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, njëherazi përfaqësues i LSI, në Këshillin Politik, Petrit Vasili, i është përgjigjur Kryeministrit E...