Politike

Opozita i përgjigjet Ramës dhe nuk tërhiqet nga kërkesa: Jemi gati të takohemi të enjten ose të premten

22 Korrik 2020, 12:06 Nga DOSJA
Opozita i përgjigjet Ramës dhe nuk tërhiqet nga kërkesa:

TIRANË- Opozita e bashkuar i është përgjigjur sërish Kryeministrit Edi Rama dhe Damian Gjiknurit, të cilët kërkojnë që Këshilli Politik të mblidhet sot në orën 17:00.  Në një reagim për mediat, dy përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili shprehen se takimi mund të zhvillohet vetëm të enjten në orën 17:00, ose të premten në po të njëjtën orë. 

REAGIMI I PLOTË

Edhe ne gjykojmë që Këshilli Politik duhet të vijojë punë pa humbur asnjë ditë kohë, sepse kemi humbur shumë kohë për miratimin dhe zbatimin e Marrëveshjes së 5 Qershorit. Në këtë kuadër, rikonfirmojmë gatishmërinë tonë për të vijuar punën në Këshillin Politik, të enjten ora 17:00 ose të premten ora 11:00, sipas zgjedhjes tuaj.

Gjithashtu, ju konfirmojmë se bashkërisht kemi rënë dakord në Marrëveshjen e 5 Qershorit, që duhet të vijojmë punën në Këshillin Politik për zbatimin e pikave 11 dhe 12 të saj, ku specifikohet se: “11. Masat shtesë: Këshilli Politik do të vazhdojë të diskutojë në mirëbesim dhe të përpiqet të arrijë zgjidhje të përbashkëta ku dhe kur është e mundur të adresohen rekomandimet kryesore të ODIHR lidhur me: (1) blerjen e votës; (2) presionin ndaj votuesve dhe administratës publike; (3) keqpërdorimin dhe abuzimin me administratën publike; (4) marrëveshjet e fshehta me grupet kriminale; (5) lirinë dhe sekretin e votës; dhe (6) manipulimin dhe falsifikimin e rezultateve zgjedhore. Në rast të mosprogresit këto propozime NUK do të ndërhyjnë apo vonojnë një marrëveshje dhe kalimin në parlament të masave të dakordësuara në pikat 1-9. 12. Hyrja në fuqi: Pikat 1, 2, 3, 7, 9, 9, 10 dhe 11 më sipër dhe dy shënimet poshtë do të hyjnë në fuqi për zgjedhjet e ardhshme (parlamentare dhe vendore). Pikat 4, 5 dhe 6 më sipër do të hyjnë në fuqi pas zgjedhjeve të ardhshme zgjedhore dhe parlamentare.”. Për këtë arsye, kërkojmë mirëkuptimin tuaj për përfshirjen e këtyre çështjeve në Rendin e Ditës së mbledhjes së rradhës. Mbetemi në pritje të konfirmimin nga ana juaj!

Ky është reagimi i dytë i opozitës jashtëparlamentare dhe kërkojnë që sot mos të ketë takim të Këshillit Politik. Më herët Kryeministri Edi Rama ka bërë dy ftesa për Bashën dhe aleatët e tij që të jenë në takim pasi do diskutohet një risi në Kushtetutë. Po ashtu konfirmimin se do jenë në takim e ka konfirmuar dhe opozita parlamentare. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike oerd bylykbashi opozita jashte kuvendit petrit vasili takimi ne kp per listat e hapura oerd bylykbashi opozita jashte kuvendit petrit vasili takimi ne kp per listat e hapura

Sondazh

Poll