Politike

Listat e hapura, ambasadorja YURI KIM bën paralajmërimin e fortë: KUJDES! Vetoni kandidatët, liderët do të mbajnë përgje

22 Korrik 2020, 14:42 Nga DOSJA
Listat e hapura, ambasadorja YURI KIM bën paralajmërimin e fortë:

TIRANË– Në një kohë kur palët politike s’po gjejnë dot dakordësi për listat e hapura, ambasadorja amerikane Yuri Kim ka lëshuar një paralajmërim të fortë.

Me anë të një statusi në rrjetet e saj sociale, Kim shkruan se liderët do të mbajnë përgjegjësi të plotë për të gjithë ata që garojnë nën siglën e tyre partiake. Gjithashtu ambasadorja amerikane shkruan të gjithë kandidatët për deputet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të duhet të jenë të “vetuar” për të shkuarën e tyre.

KUJDES: Ndërsa partitë përgatiten për zgjedhje, liderët do të mbajnë përgjegjësi për ata që garojnë nën flamurin e tyre. Ju lutemi vetoni kandidatët tuaj – mos i fyeni votuesit, mos e dëmtoni demokracinë, mos nxitni korrupsionin,”-shkruan Kim.

Kohët e fundit, që prej propozimit të listave të hapura, në media kanë filluar të qarkullojnë emra personash të njohur në fusha të ndryshe, të cilët përfliten se do të garojnë për deputet në siglën e partive opozitare. Megjithatë deri më tani nuk ka asnjë reagim zyrtar nga Partia Demokratike apo nga forca të tjera politike lidhur me emrat që kanë “rrjedhur” nga listat e publikuara deri më tani. 

Në vendin tonë, deputetët plotësojnë një formular dekriminalizimi, në të cilin raportojnë të shkuarën e tyre dhe nëse kanë pasur probleme me drejtësinë. Megjithatë formulari nuk ka funksionuar gjithmonë pasi vitin e shkuar, PD-ja “hëngri kokat” e disa kryebashkiakëve socialistë që nuk ishin treguar të “sinqertë” me dekriminalizimin.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike listat e hapura yuri kim zgjedhjet parlamentare 2021 listat e hapura yuri kim zgjedhjet parlamentare 2021

Sondazh

Poll