Politike

“Marrëveshja do votohet në 23 korrik”, premtimi i Ramës për opozitën jashtëparlamentare nuk mbahet, ‘5 qershori’ s

22 Korrik 2020, 11:24 Nga DOSJA
“Marrëveshja do votohet në 23 korrik”, premtimi i

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet nesër në orën 10:00 dhe në rend të ditës janë disa projektligje dhe disa dekrete të Presidentit, të cilat do rë shqyrtohen pasi Ilir Meta i ka kthyer për ridiskutim.

Një ditë më parë Kryeministri Edi Rama, pas firmosjes së marrëveshjes me Myslim Murrizin dhe deputetët e opozitës së re, u shpreh se në rend dite do ishte dhe miratimi i Kodit Zgjedhor sipas paktit të 5 qershorit.

Se më kërkuan përgjigje kur do votohet Kodi, po u kthej një përgjigje dhe u them se do të votohet 23 korrik”, tha Rama dje. Por duket se premtimi i tij për opozitën jashtëparlamentare nuk është mbajtur, sepse në asnjë pikë të rendit të ditës nuk është miratimi i marrëveshjes së 5 qershorit.

Në faqen zyrtare të Kuvendit është botuar ky rend dite (LEXO KËTU), por deklarata në formë premtimi e Ramës dhe një nga pikat e marrëveshjes me opozitën e re, nuk është reflektuar. Nuk dihet nëse mos futja në rend dite e marrëveshjes është një gabim teknik, apo një taktikë e maxhorancës kundër opozitës jashtëparlamentare.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama marreveshja e 5 qershorit seance plenare 23 korrik 2020 edi rama marreveshja e 5 qershorit seance plenare 23 korrik 2020

Sondazh

Poll

Politike 22 Korrik 2020, 08:27

TIRANË-Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, njëherazi përfaqësues i LSI, në Këshillin Politik, Petrit Vasili, i është përgjigjur Kryeministrit E...