Politike

Opozita e bashkuar ‘merr mungesë’, mblidhet Këshilli Politik. Rama dhe të tjerët nën “lupën” e amerikanit Crawford

22 Korrik 2020, 15:21 Nga DOSJA
Opozita e bashkuar ‘merr mungesë’, mblidhet Këshilli

TIRANË– Nis takimi, kryeministri Edi Rama prezent në mbledhjen e Këshillit Politik. Edhe pse opozita jashtëparlamentare ka mohuar se do të ulet në tryezë sot, kreu i qeverisë dhe opozita e re kanë mbajtur fjalën duke u shfaqur në takim.

Një tjetër vend që është mbushur është edhe ai i të ‘dërguarit’ të SHBA-së, Ian Crawford, i cili mban postin e shefit të sektorit politik dhe ekonomik në ambasadën amerikane bë Tiranë. Crawford ishte negociator i marrëveshjes së parë në Këshillin Politik, ose ndryshe e ashtuquajtura Reforma Zgjedhore.

Nuk mungojnë edhe përfaqësues të OSBE-së në Shqipëri. Megjithatë edhe pse mungon sot, opozita e bashkuar është shprehur e gatshme të marrë pjesë në Këshillin Politik, nesër pasdite, ose ditën e premte.

PS e ka kundërshtuar, po ashtu edhe kryeministri Edi Rama, që kërkoi nga kundërshtarët që të pranojnë realitetin.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike hapja e listave dhe heqja e koalicioneve takimi ne kp per listat e hapura hapja e listave dhe heqja e koalicioneve takimi ne kp per listat e hapura

Sondazh

Poll