Politike

PS nuk pranon kërkesën për të shtyrë mbledhjen e KP, Gjiknuri: Ejani sot në Këshill, opozita parlamentare e ka konfirmuar

22 Korrik 2020, 11:28 Nga DOSJA
PS nuk pranon kërkesën për të shtyrë mbledhjen e KP,

TIRANË– Damian Gjiknuri, përfaqësues i Partisë Socialiste në Këshillin Politik i ka kthyer përgjigje kërkesës së opozitës së bashkuar për të shtyrë mbledhjen e parashikuar sot në orën 17:00. Dosja.al ka siguruar emailin e Gjiknurit dërguar Oerd Bylykbashit dhe Petrit Vasilit ku thuhet se PS është e gatshme për t’u takuar në çdo kohë, por bën me dije se nuk është ky rasti, pasi takimi është organizuar për një çështje konkrete.

EMAILI I GJIKNURIT: 

Të nderuar kolegë Jemi dakord të takohemi edhe të enjten edhe të premten dhe në çdo kohë që ju e gjykoni të arsyeshme sepse koha është shumë e çmuar në kushtet kur Kuvendi ka një vendimmarrje të rëndësishme në 30 Korrik. Këtu nuk bëhet fjalë thjesht për çështjet e mbetura po për një çështje shumë konkrete, prandaj edhe njëherë ju lutem të konfirmoni praninë tuaj për sot në orën 17:00 pasi opozita parlamentare e ka konfirmuar ndërkohë.  Duke shpresuar në mirëkuptimin tuaj ju mirëpresim në ora 17:00. Damian Gjiknuri.

Më herët, opozita parlamentare kërkoi shtyrjen e takimit. Në një email që Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili, i kanë dërguar Damian Gjiknurit thuhej se mbledhja duhet të zhvillohej ose të enjten ora 17:00, ose të premten ora 12:00. PS e ka kundërshtuar, po ashtu edhe kryeministri Edi Rama, që kërkoi nga kundërshtarët që të pranojnë realitetin.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike takimi ne kp per listat e hapura takimi ne kp per listat e hapura

Sondazh

Poll

Politike 22 Korrik 2020, 08:27

TIRANË-Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, njëherazi përfaqësues i LSI, në Këshillin Politik, Petrit Vasili, i është përgjigjur Kryeministrit E...