Politike

Ftesa e Ramës për KP/ Opozita e bashkuar kërkon shtyrjen e takimit, zbulohet EMAILI: Këto janë oraret dhe axhenda… në ta

22 Korrik 2020, 10:51 Nga DOSJA
Ftesa e Ramës për KP/ Opozita e bashkuar kërkon shtyrjen e

TIRANË- Opozita e bashkuar kërkon shtyrjen e takimit të propozuar sot për Këshillin Politik.  Në emailin e siguruar nga Dosja.al, që Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili, dy përfaqësuesit e opozitës në Këshillit, i kanë dërguar Damian Gjiknurit thuhet se në rendin e ditës, Këshilli Politik do të diskutojë në lidhje me zbatimin e marrëveshjes së 5-qershorit, përfshirë këtu edhe masat shtesë. Opozita sqaron se edhe në takimin e radhës, do të jetë Gazmend Bardhi e jo Lulzim Basha negociatori në tryezë. Por duket se strategjia opozitare po ecën hap pas hapi me kundërshtarin, pasi nesër pritet që të votohet në Kuvend, marrëveshja e 5-qershorit. Opozita kërkon të votohet njëherë marrëveshja e më pas, palët të ulen për të diskutuar mbi një sërë çështjesh përfshirë këtu edhe presionin ndaj votuesve dhe administratës publike.

EMAILI DËRGUAR GJIKNURIT:

Përshendetje,
 Në vijim të email-it më poshtë, propozojmë që mbledhja e Këshillit Politik, është e përshtatshme, të zhvillohet të enjten në orën 17:00, ose të premten ora 11:00, sipas kohës tuaj.

Në Rendin e Ditës së mbledhjes siç kemi rënë dakord në Marrëveshjen e 5 Qershorit, duhet të përfshihet vijimi i punës së Këshillit për zbatimin e pikave 11 dhe 12 të saj, ku specifikohet se: “11. Masat shtesë: Këshilli Politik do të vazhdojë të diskutojë në mirëbesim dhe të përpiqet të arrijë zgjidhje të përbashkëta ku dhe kur është e mundur të adresohen rekomandimet kryesore të ODIHR lidhur me: (1) blerjen e votës; (2) presionin ndaj votuesve dhe administratës publike; (3) keqpërdorimin dhe abuzimin me administratën publike; (4) marrëveshjet e fshehta me grupet kriminale; (5) lirinë dhe sekretin e votës; dhe (6) manipulimin dhe falsifikimin e rezultateve zgjedhore. Në rast të mosprogresit këto propozime NUK do të ndërhyjnë apo vonojnë një marrëveshje dhe kalimin në parlament të masave të dakordësuara në pikat 1-9.
12. Hyrja në fuqi: Pikat 1, 2, 3, 7, 9, 9, 10 dhe 11 më sipër dhe dy shënimet poshtë do të hyjnë në fuqi për zgjedhjet e ardhshme (parlamentare dhe vendore). Pikat 4, 5 dhe 6 më sipër do të hyjnë në fuqi pas zgjedhjeve të ardhshme zgjedhore dhe parlamentare.”.

Në lidhje me ndryshimin e formatit të përbërjes së Këshillit Politik, nëse ju keni vlerësuar si të përshtatshme zgjerimin e përfaqësuesve të partive politike në Grupin e Punës së Këshillit Politik, atëherë ju bëjmë me dije se Opozita e Bashkuar do të përfaqësohet përveç nesh, edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike z. Gazment Bardhi. Mbetemi në pritje të konfirmimit tuaj!

Oerd Bylykbashi
Petrit Vasili

Kryeministri Edi Rama përsëriti sot ftesën për opozitën e bashkuar që të marrë pjesë në mbledhjen e sotme të Këshillit Politik në orën 17:00. Takimi vjen një ditë pas miratimit të dhe firmosjes së një dokumenti bashkëpunues mes Partisë Socialiste dhe opozitës parlamentare për të votuar më 23 korrik marrëveshjen e 5 qershorit. Ndërkaq, ujërat kanë lëvizur edhe nga ambasada amerikane. Prej dy ditësh, ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka takuar kryeministrin Edi Rama i cili, disa orë pas bisedës me Kim, mblodhi opozitën e re dhe firmosi dokumentin për të garantuar votimin e marrëveshjes më 23 korrik, ndërsa sot, takoi kreun e shtetit, Ilir Meta, me të cilin qëndroi gati 1 orë.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama gazmend bardhi oerd bylykbashi petrit vasili takimi ne kp per listat e hapura edi rama gazmend bardhi oerd bylykbashi petrit vasili takimi ne kp per listat e hapura

Sondazh

Poll

Politike 22 Korrik 2020, 08:27

TIRANË-Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, njëherazi përfaqësues i LSI, në Këshillin Politik, Petrit Vasili, i është përgjigjur Kryeministrit E...