Politike

Opozita kërkoi shtyrjen e KP, Rama: Pranoni realitetin, më 30 korrik ndryshon Kushtetuta!

22 Korrik 2020, 11:21 Nga DOSJA
Opozita kërkoi shtyrjen e KP, Rama: Pranoni realitetin, më 30 korrik

TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk e ka mirëpritur kërkesën e opozitës parlamentare për të shtyrë takimin e parashikuar sot në Këshillin Politik. Në një reagim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë thotë se opozita duhet të pranojë realitetin dhe të mos kushtëzojë mbledhjen e Këshillit Politik, teksa thekson se më 30 korrik do të miratohen ndryshimet Kushtetuese.

REAGIMI I PLOTË: 

Miqtë opojashtëparlamentarë duhet të mos shohin gishtin kur gishti tregon hënën! Në 30 korrik do të kemi risi kushtetuese mbi të cilat duhet të ulemi pa humbur asnjë ditë.Prandaj të pranojnë realitetin e të mos e kushtëzojnë Këshillin Politik si Kuvendin dikur,se nuk funksionon!

Palët ndahen sërish sot për mbledhjen e Këshillit Politik. Opozita e bashkuar kërkon të enjten ose të premten si ditë takimi, ndërsa PS nuk e ka pranuar këtë kërkesë. Një ditë më parë, PS dhe opozita parlamentare kanë nënshkruar marrëveshje për të kaluar Reformën Zgjedhore për votim në Kuvend më 23 korrik, dhe ndryshimet në Kushtetuese një javë më pas. Sipas marrëveshjes maxhoranca dhe opozita angazhohen që të votojnë në Kuvend të dyja marrëveshjet dhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe në Kushtetutë. 

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama takimi ne kp per listat e hapura edi rama takimi ne kp per listat e hapura

Sondazh

Poll

Politike 22 Korrik 2020, 08:27

TIRANË-Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, njëherazi përfaqësues i LSI, në Këshillin Politik, Petrit Vasili, i është përgjigjur Kryeministrit E...