Politike

Deputetët ‘mbyten’ në punë, Konferenca e Kryetarëve vendos tre seanca plenarë për 4 ditë

22 Korrik 2020, 10:44 Nga DOSJA
Deputetët ‘mbyten’ në punë, Konferenca e

TIRANË- Konferenca e Kryetarëve në Kuvendin e Shqipërisë në mbledhjen e sotme ka miratuar kalendarin 3 javor, që është i fundit për këtë sesion parlamentar.

Sipas informacioneve mësohet se Konferenca e Kryetarëve ka miratuar kalendarin trejavor të punimeve të Kuvendit për periudhën 24-31 korrik 2020.

Është vendosur që të ketë tre seanca plenare në datat 27, 28 dhe 30 korrik 2020. Po ashtu një tjetër seancë plenarë do të zhvillohet nesër në datën 23 korrik.

Deri tani mësohet se në seancën e nesërme në 23 korrik do të votohet marrëveshja e arritur në 5 qershor, në 27 korrik do të diskutohen projektligjet që janë shqyrtuar në Komisionet e Ligjeve. Në seancën e 28 korrikut do të diskutohet për raportin e Komisionit Hetimor për Presidentin Ilir Meta në 30 korrik për ndryshimet në Kushtetutë. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike konferenca e kryetareve seancat plenare ne korrik konferenca e kryetareve seancat plenare ne korrik

Sondazh

Poll

Politike 22 Korrik 2020, 08:27

TIRANË-Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, njëherazi përfaqësues i LSI, në Këshillin Politik, Petrit Vasili, i është përgjigjur Kryeministrit E...