Politike

“E ardhmja e Europës”, Bushati shtron problemet e BP gjatë konferencës: Papunësia mes të rinjve është dyfishuar, rajo

22 Korrik 2020, 10:22 Nga DOSJA
“E ardhmja e Europës”, Bushati shtron problemet e BP gjatë

TIRANË -Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, mori pjesë në konferencën “E ardhmja e Europës”,  pjesë e së cilës ishin ministri gjerman i Shtetit, Michael Roth, ambasadorja franceze në Gjermani, Anne-Marie Descôtes dhe 100 të rinj nga Gjermania, Franca dhe Ballkani Perëndimor, të cilët diskutuan mbi sfidat e BE-së.

Bushati vlerësoi rekomanimet e të rinjve ndërsa u ndal tek disa momente të rëndësishme. Ish-shefi i politikës së jashtme, vlerësoi Presidencën gjermane të BE, jo vetëm për faktin se është fokusuar tek të rinjtë, por edhe për vëmendjen që i kushton Ballkanit Perëndimor. Ai theksoi se ky rajon po përballet me kërcënimin demografik për shkak të hendekut të madh zhvillimor që ka me BE.

Ne jetojmë në epokën digjitale dhe është shumë e vështirë për të rinjtë që të binden se mund të kenë një të ardhme të qëndrueshme në rajon, sepse ata janë të ekspozuar me njohuri të mëdha në lidhje me përfitimet dhe mundësitë që vinë nga vendet e zhvilluara, pa folur këtu për nivelin e papunësisë së të rinjëve që është dyfish krahasuar me vendet e BE ”, tha Bushati.

Sipas Bushatit, procesi i integrimit nuk duhet të kufizohet vetëm në nivelin politik apo burokratik. pasi njerëzit nuk ushqehen me kapituj dhe kanë nevojë për iniciativa konkrete, të cilat duhet të shkojnë tek komunitetet.

Më tej sish-ministri shtoi, se BE është mësuar ta shohë Ballkanin Perëndimor si bankomat parash më shumë sesa si sistem vlerash dhe standartesh. Ndër të tjera ai u ndal edhe tek procesi i zgjerimit të unionit në Ballkanin Perëndimor, duke thënë se procesi nuk ka ecur me ritmin e duhur.

Shqipëria ka hyrë në dekadën e katërt të tranzicionit dhe në dekadën e tretë të angazhimit intensiv me BE-në dhe po ti referohesh hartës së Ballkanit Perëndimor kupton që ky process nuk ka ecur me ritmin e duhur. Prandaj, do të ishte e këshillueshme jo vetëm politikisht por edhe psikologjikisht të mos flitej më për process zgjerimi sesa për konsolidim të projektit europian”, theksoi Bushati.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ditmir bushati ditmir bushati

Sondazh

Poll

Politike 22 Korrik 2020, 08:27

TIRANË-Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, njëherazi përfaqësues i LSI, në Këshillin Politik, Petrit Vasili, i është përgjigjur Kryeministrit E...