Politike

60 minuta kokë më kokë/ Ambasadorja amerikane Yuri Kim shkon në zyrën e presidentit Ilir Meta, në fokus të takimit, ndrys

22 Korrik 2020, 09:12 Nga DOSJA

TIRANË- Disa orë para se të mblidhet Këshilli Politik për të diskutuar në lidhje me ndryshimet Kushtetuese për Reformën Zgjedhore, ambasadorja amerikane Yuri Kim shkoi sot në zyrën e presidentit Ilir Meta.

Siç shihet edhe në këto pamje, Kim ka shkuar të takojë Metën, teksa jashtë ambienteve e kanë pritur zyrtarët e Presidencës. Biseda ka zgjatur rreth 1 orë dhe në fund të takimit, Meta u pa teksa përcolli ambasadoren në automjetin e saj për t’u larguar.

Takimi vjen në kulmin e debatit politik opozitë-qeveri në lidhje me ndryshimet Kushtetuese, ku presidenti Ilir Meta ka qenë kritik, duke mos hezituar edhe të paralajmërojë se nëse miratohen këto ndryshime, ai nuk do ta njohë kryeministrin që del nga zgjedhjet e vitit 2021.

Ambasadorja zhvilloi edhe dje një takim në kryeministri, ku u diskutua në lidhje me Reformën Zgjedhore dhe marrëveshjen e 5-qershorit. Fill pas takimit, kryeministri firmosi një marrëveshje me opozitën parlamentare ku garantohet votimi më 23 korrik në parlament i marrëveshjes së 5-qershorit.

Por kjo garanci e re PS-opozitë parlamentare, nuk ka bindur dot PD dhe LSI. Demokratët thanë se kjo është manovër e kryeministrit Edi Rama për të kaluar në kuvend fillimisht marrëveshjen e një javë më pas ta prishë atë me ndryshimet Kushtetuese.

(F.g./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ndryshimet kushtetuese takimi ne kp per listat e hapura yuri kim ilir meta ndryshimet kushtetuese takimi ne kp per listat e hapura yuri kim

Sondazh

Poll

Politike 22 Korrik 2020, 08:27

TIRANË-Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, njëherazi përfaqësues i LSI, në Këshillin Politik, Petrit Vasili, i është përgjigjur Kryeministrit E...