Politike

Rama ‘mesazh’ nga larg Bashës: Ngado që t’i marrësh malet, fundi është në tryezë

20 Korrik 2020, 14:39 Nga DOSJA
Rama ‘mesazh’ nga larg Bashës: Ngado që t’i

TIRANË– Kryeministri Edi Rama i ka përcjellë njëmesazh në distancë kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Përpara mediave, pas daljes nga Këshilli Politik, që sot u mblodh për pesë orë, Rama shtoi se kudo që të shkojnë, kudo që të marrin malet, ajo që do i mbledhë sërish është tryeza.

Ngado që të rrotullohesh sërish do mblidhemi në tryezë. Sado t’i marrësh malet, fundi është në tryezë. Kjo është një tryezë që do na mbledhë sërish. Në kemi mbajtur një pozicion shumë të ekuilibruar dhe jemi munduar që produkti të jetë sa më gjithëpërfshirës. Por të kishim vetëm interesin tonë partiak, do të zgjidhnin çfarë na intereson ne. por kemi oarë çfarë i intereson zgjedhësit,”- theksoi kryeministri Edi Rama.

Këshilli Politik ëhstë mbledhur sot për pesë orë. Kryeministri Edi Rama kërkoi bashkëpunimin e PD-LSI për të miratuar ndryshimet e dakordësuara me opozitën parlamentare. Rama garantoi mosndalimin e koalicioneve dhe kërkoi hapjen e listave. Mungoi Basha, e Meta që ishte edhe “iniciatori” i takimit. Bardhi përfaqësoi PD bashkë me Bylykbashin. Murrizi e Hajdari, po ashtu edhe Vasili nga LSI ndodheshin në takim. 

Basha vetë, ishte në Kosovë, ku po zhvillon takime për dy ditë, me krerët më të lartë të politikës.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha edi rama lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 20 Korrik 2020, 14:23

TIRANË– Myslim Murrizi ka pranuar se nuk tërhiqet për kërkesat e Opozitës Parlamentare, për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Pas përfundimit të Këshillit Po...