Politike

Braçe kap Bashën në gabim: Nuk vendoset maska ashtu o qyq. Ky do ju mbrojë, ky do ju shpëtojë!

20 Korrik 2020, 13:35 Nga DOSJA
Braçe kap Bashën në gabim: Nuk vendoset maska ashtu o qyq. Ky

TIRANË- Zëvendës Kryeministri Erion Braçe ka komentuar vizitën e kreu të opozitës, Lulzim Basha, në Kosovë. Në një reagim në mediat sociale, Braçe ka komentuar mbajtjen e maskës nga Basha, i cili e kishte vendosur gabim.

Sipas numrit 2 të qeverisë, Basha ka gabuar me mbajten e maskës dhe shton se “ky që ju flet për Coronavirusin, që shan e mallkon çdo ditë, që bën shpetimtarin nuk di të vendos as maskën në surratin e tij”.

“NUK MBAHET MASKA KESHTU OR QYQ! BOLL PE HUNDEN TENDE! E shihni, ky qe ju flet per Coronavirusin, qe shan e mallkon cdo dite, qe ben mjekun-infeksionistin, epidemiologun etj, qe ben shpetimtarin e qe uleret cdo dite beni si them une e beni si bej une, NUK DI TE VENDOS AS MASKEN NE SURRATIN E TIJ!

Pra, mire qe duhet te shkonte ne Kosove qe te vinte maske sepse ketu as ne ambjente te vogla sa nje dhome nuk e vinte, por ky nuk di as si ta vendose masken!  Ky do ju mbroje, ky do ju shpetoje! Deri tani gjithkush ka thene per te se SHEH VEC HUNDEN E TIJ! Ja ku e keni, vec hunden e tij pa, ndaj ai e kish hunden jashte e kryeministri i Kosoves brenda maskes!”, shkruan Braçe.

Kreu i PD, Lulzim Basha, ka zhvilluar sot një vizitë në Kosovë dhe ka takuar krerët më të lartë të shtetit. Ai ka zhvilluar dhe një konferencë me kryeministrin Hoti, por ajo që u vu re ishte mbajtja gabim e maskës, pasi kishte lënë hundën pa mbuluar.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha ne kosove erion brace lulzim basha basha ne kosove erion brace lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 20 Korrik 2020, 11:21

TIRANË– Komisioni hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta është zhvilluar me debate mes socialistëve. Deputeti i PS-së, Bashkim Fino ka qenë i prerë...