Politike

Basha takon dhe Vjosa Osmanin, thirrje kosovarëve: Eja të kaloni pushimet në bregdetin tonë

20 Korrik 2020, 14:13 Nga DOSJA
Basha takon dhe Vjosa Osmanin, thirrje kosovarëve: Eja të kaloni

KOSOVË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve kosovarë që të vijnë në Shqipëri për të kaluar pushimet verore. Basha doli para gazetarëve në Kosovë, teksa mbajti një konferencë për shtyp me Vjosa Omsnain.

Një nga gazetarët, e pyeti kreun e selisë blu për mikpritjen ndaj kosovarëve, dhe Basha i siguroi ata se Shqipëria ka përgatitur një sezon turistik të shkëlqyer, dhe me masat e nevojshme mbrojtëse, duke qenë se jemi në periudhë pandemie.

Ndër të tjera, Basha u shpreh se Shqipëria e mbështet totalisht Kosovën, duke respektuar pavarësinë e sovranitetin e vendit. 

Për ne është e qartë si drita e diellit se ndihma më e mirë që mund të japë Shqipëria, roli sot duhet të jetë, e nesër me patjetër do jetë, mbështetje totale për Republikën e Kosovës per institucionet e qytetaret duke respektuar plotesisht pavaresine, e sovranitetin e duke bërë gjithcka për ruajtjen e integritetit territorial te Kosoves si vlera e investime te perbashketa kombetare te shqiptareve, si shprehje e vullnetit te qytetareve te Kosoves e investim esencial i partnereve tane euroatlantike jo thjesht për zgjidhjen e krizës së Kosovës por per paqtimin e rajoneve te Ballkanit dhe integrimin e vendeve të Ballkanit ne BE dhe NATO,”- tha Basha ndër të tjera.

Më herët Basha ka takuar Thaçin, Hotin dhe pritet të drekojë me Albin Kurtin.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha ne kosove vjosa osmani lulzim basha ne kosove vjosa osmani

Sondazh

Poll

Politike 20 Korrik 2020, 11:21

TIRANË– Komisioni hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta është zhvilluar me debate mes socialistëve. Deputeti i PS-së, Bashkim Fino ka qenë i prerë...