Politike

“Ishte diskutim interesant”, Rama tregon detaje: Afati është 30 korriku, s’më intereson nëse në takim është Bardhi

20 Korrik 2020, 14:37 Nga DOSJA
“Ishte diskutim interesant”, Rama tregon detaje: Afati

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur sot pas mbledhjes së Këshillit Politik. Në një deklaratë për mediat, Rama tha se diskutimi ishte i gjatë interesant dhe do të vijojë sërish nesër dhe pse opozita ëkrkoi më shumë kohë.

Kreu i qeverisë tha se ka bësim se do të arrihet një marrëveshje e mirë, por për të nuk ka rëndësi se më kë e firmos marrëveshjen. Ai tha se nuk shikon fare më kë bisedon, pasi për të është njësoj si Basha dhe Bardhi.

PJESË NGA DEKLARATA

Diskutimi ishte i gjatë interesant, ne sigurisht që nuk është se thamë ndopnjë gjë të re, gjëra që opinioni i di. Kemi qëndrim sipash nesh shumë të qartë dhe ka një realitet politik, i cili imponon një qasje që për ne është e diktuar le të themi, si forca më e madhe por që kemi detyrimin që të krijojmë një proces dhe të arrijmë në një rezultat ku të gjitha palët nuk janë 100% dakord me të gjitha. Në këtë aspekt mendoj se është e rëndësishme të diskutojmë, ne ishim gati të vijonim diskutimin pa ndërprerje që nesër, përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare kërkuan kohë, por ne kemi një kalendar që ka një kufi të përcaktuar që është fudni i muajit korrik. Do shikojmë në proces, por beson se diskutimi ishte pozitiv.

Kur do mbyllen diskutimet?

Çështja është se koha ka efektin e saj, hapja e listave nuk është një variant, por është nja nagazhim i yni. Ne dëshirojmë të përfshimë qytetarët në preocesin e zgjedhjes së grupit tonë parlamentar. Kemi qenë lokomotiva në këtë proces dhe duam rritje të ëprfaqëësimitt ë grave në Kuvend. Nga ana  tjetër duhet të çojmë deri në fund  dhe angazhimin tonë 5 pesë qershorit.

Prisni dhe liderin e opozitës?

Në këtë rast është shumë e rëndësihme përmbajtja se sa delegacionet. Është zgjedhja e opozitës parlamentare për të dërguar përfaqësuesit e tyre. Nuk bën asnjë dallim se është Bardhi apo Basha.

Keni shkelur marrëveshjen?

Nuk kemi shkelur marrëveshje, por i qëndrojmë asaj që kemi firmosur.

Akuzat e Murrizit?

Ne jemi më të mëdhenjt dhe janë dy palë të vogla që i duan të gjitha dhe nuk i hapin rrugë njëra- tjetrës. Mbase do arrijmëq ëtë kemi një mbështetje që të kemi një mbështetje që është e majftueshme për të arritur marrëveshje.

Çfarë duhet të lëshojnë palët?

Nuk jam këtu për të komentuar atë që keni dëgjuar ju nga brenda, takimi ishte pa media dhe palët kanë treguar pikëpamjet e tyre dhe shumë mirë kanë bërë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll

Politike 20 Korrik 2020, 14:23

TIRANË– Myslim Murrizi ka pranuar se nuk tërhiqet për kërkesat e Opozitës Parlamentare, për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Pas përfundimit të Këshillit Po...