“Nuk është koha për të bërë politikë me virusin”, Spahia i përgjigjet Manastirliut: Kur situata del jashtë kontroll
TIRANË-Ish-deputeti demokrat, Bardh Spahia ka reaguar pas deklaratës së ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila në përgjigje të akuzave të opozitës për menaxhimin e situatës së pandemisë, tha se nuk duhet bërë politikë me virusin. Në një postim në Facebook, Spahia u shpreh, se sa herë situata del jashtë kontrollit, ministrja ulëret me gojën e pacientëve, personelit mjekësor dhe ekspertëve.
Më tej ai ka shtuar, se Manastirliu vijon të shpalosë pacipësinë olimpike, duke akuzuar opozitën, pse ngre zërin për sigurinë e qytetarëve dhe mjekëve.
Njoftimi i plotë
OGERTA, NUK E FSHEH DOT DESHTIMIN DUKE SULMUAR OPOZITEN! E mjerueshme performanca e ministres së shëndetësisë teksa sulmon opozitën, pse denoncon paaftësinë e papërgjegjshmërinë e qeverisë në përballjen me Covid-19, si dhe mungesën skandaloze të një strategjie, për të menaxhuar situatën e dalë jashtë kontrollit!!! Mjerim politik, intelektual e njerëzor i një funksionareje politike që mburr si punë të vetën, ndihmat që vinjë nga BE e partnerë të tjerë, të cilëve u jemi tejet mirënjohës. As edhe njëherë të vetme nuk i ka thënë qytetarëve, e nuk i është përgjigjur pyetjeve të opozitës, se sa është shifra e shpenzuar nga taksat e shqiptarëve për përballimin e Covid-19? Sa është numri i pajisjeve të siguruara me këto fonde, edhe ato me tendera sekretë korruptivë? Prej marsit, opozita ka propozuar vazhdimisht plane veprimi, por nuk janë marrë në konsideratë, ose janë konsideruar me shumë vonesë!
Në asnjë vend, si në Shqipërinë që qeveriset nga ju kasta hajdute e Rilindjes, nuk ka një terr kaq të fortë informativ, mbi mënyrën se si po menaxhohet përhapja e virusit Korona!!! E kur situata e dalë jashtë kontrollit, ulëret sa me gojën e pacientëve, të personelit mjekësor, por edhe të vetë ekspertëve, që i heshton me urdhëra politikë, ministrja e shëndetësisë, vazhdon të shpalosë pacipësinë olimpike, duke akuzuar opozitën pse ngre zërin në mbrojtje të sigurisë shëndetësore të qytetarëve e personelit shëndetësor, apo pse denoncon dështimin e saj e të qeverisë ku bën pjesë!!! Opozita ka fjalën zonja ministre, ti ke punën, e vjedhja apo fshehja e realitetit nuk është punë, të paktën jo në shërbim të qytetarëve!
Gjatë ditës së sotme, Ministrja e Shëndetësisë nuk komentoi akuzat që vijnë nga opozita për situatën shëndetësore në vend dhe menaxhimin e pandemisë, duke thënë se nuk është koha të bësh politikë me virusin.
Dy ditë më parë, ministrja e Shëndetësisë, publikoi pamje nga brenda Infektivit, të të sëmurëve me COVID-19. Mirëpo familjari i një të moshuare tha se gjyshja e tij nuk ishte me COVID-19, por vuante nga sëmundje tjetër. Gjithashtu në pamje u vu re se në vend të qeses së serumit ishte përdorur një shishe uji.
(g.sh./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Përfundon pa marrëveshje mbledhja e Këshillit Politik, diskutimet vijojnë sërish nesër
TIRANË- Pas 5 orësh bisedime është mbyllur mbledhja e Këshillit Politik. Palët në Këshillin Politik nuk kanë arritur asnjë marrëveshje, por vetëm kanë disk...
Basha takon dhe Vjosa Osmanin, thirrje kosovarëve: Eja të kaloni pushimet në bregdetin tonë
KOSOVË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve kosovarë që të vijnë në Shqipëri për të kaluar pushimet verore....
Detaje nga mbledhja e KP, Rama: Nuk ndryshojnë sistemin e zonat zgjedhore
TIRANË- Dosja.al mëson detaje të reja nga mbledhja me dyer të mbylla e Këshillit Politik. Sipas informacioneve, mësohet se gjatë diskutimeve Rama ka shjegu...
Braçe kap Bashën në gabim: Nuk vendoset maska ashtu o qyq. Ky do ju mbrojë, ky do ju shpëtojë!
TIRANË- Zëvendës Kryeministri Erion Braçe ka komentuar vizitën e kreu të opozitës, Lulzim Basha, në Kosovë. Në një reagim në mediat sociale, Bra&cce...
5 orë bisedime/ KP mblidhet prapë nesër në 11:00, Rama: I qëndroj 5-qershorit, listat duhet të hapen, koalicionet nuk nda
TIRANË–U mbyll pa marrëveshje takimi për më shumë se 5 orë në Pallatin e Kongreseve, i Këshillit Politik. Pas bisedimeve, palët janë ndarë me dakordësinë p...
Përplasje në Këshillin Politik/ Bardhi: Kryeministri kërkon rihapjen e 5-qershorit, e pamundur! Rama: Llogarisni edhe opozit
TIRANE- Gazmend Bardhi, sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike është përplasur me kryeministrin Edi Rama në takimin e zhvilluar në Këshillin Politik. Dos...
PËRFUNDIMTARE! PS tërhiqet nga shkarkimi i Metës, Komisioni i çon raportin Kuvendit
TIRANË– Miratohet raporti përfundimtar i Komisionit Hetimor, presidenti Ilir Meta nuk do të shkarkohet! Me asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim, raporti ës...
Tri orë të mbyllur, çfarë po ndodh brenda Këshillit Politik, debate të forta…palët nuk ndryshojnë qëndrim!
TIRANE- Kanë kaluar gati tri orë që prej nisjes së takimit të Këshillit Politik, por palët janë shumë larg gjetjes së gjuhës së një marrëveshjeje. Burime për Do...
Kujtim Gjuzi jep deklaratë nga Kryesia e Kuvendit: S’mund të jemi ne delja e zezë, Meta do e japë dorëheqjen!
TIRANË– Deputeti Kujtim Gjuzi ka dalë në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit. përballë kamerave, Gjuzi ka shprehur revoltën e tij kundrej...