Politike

Përfundon pa marrëveshje mbledhja e Këshillit Politik, diskutimet vijojnë sërish nesër

20 Korrik 2020, 14:19 Nga DOSJA
Përfundon pa marrëveshje mbledhja e Këshillit Politik, diskutimet

TIRANË- Pas 5 orësh bisedime është mbyllur mbledhja e Këshillit Politik. Palët në Këshillin Politik nuk kanë arritur asnjë marrëveshje, por vetëm kanë diskutuar dhe u kanë shprehur qëndrimin e tyre për ndryshime në Kushtetutë. 

Si opozita dhe maxhoranca nuk kanë ndryshuar qëndrim dhe bisedimet janë zhvilluar në një klimë të tensionuar. Kreu i qeverisë ka thënë se maxhoranca do i qëndrojë deri në fund marrrëveshjeve të bëra me opozitën.

Mbledhja e Këshillit Politik vjen një javë pas miratimit në parim në Komisionin e Ligjeve të Paketës me ndryshimet Kushtetuese. Ndryshimet sjellin heqjen e koalicioneve në zgjedhjet e ardhshme dhe hapjen pjesore të listave. PD, LSI dhe faktori ndërkombëtar kundërshtojnë këto ndryshime, teksa opozita hodhi idenë që çdo ndryshim përtej marrëveshjes së 5-qershorit të diskutohet në Këshillin Politik.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike hapja e listave dhe heqja e koalicioneve ndalimi i koalicioneve takimi ne kp per listat e hapura hapja e listave dhe heqja e koalicioneve ndalimi i koalicioneve takimi ne kp per listat e hapura

Sondazh

Poll

Politike 20 Korrik 2020, 11:21

TIRANË– Komisioni hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta është zhvilluar me debate mes socialistëve. Deputeti i PS-së, Bashkim Fino ka qenë i prerë...