Politike

20 Korrik 2020, 14:23 Nga DOSJA

TIRANË– Myslim Murrizi ka pranuar se nuk tërhiqet për kërkesat e Opozitës Parlamentare, për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Pas përfundimit të Këshillit Politik, që u mblodh sot për pesë orë, Murrizi tha përpara mediave se sot kishte pasur një sherr oër Marrëveshjen e 5-Qershorit, por që shtoi se kjo nuk ishte në interes të Opozitës.

Ndër të tjera, Murrizi shtoi se palët ishin rikthyer në mbledhje, pasi sipas tij ‘kanë dashuri të vjetër’. Sipas Murriizt, aty ka oarë të gjitha marifetet e palëve.

“Ndodhi një sherr që ka të bëjë me 5-Qershorin, por është jashtë interest të Opozitës Parlamentare. Opozita ishte sot aty, jo Këshill Politik, sepse ne nuk këshillojmë askënd, por për t’i qëndruar ndryshimeve kushtetuese, dhe hapjes së listave. Pasi të hapim listat të rishikojmë me ato dy ndryshime që kemi bërë, që të mos ketë më miltiantë dhe hajdutë që të tjetërsojnë vullnetin e shqiptarëve. Unë jam si përfaqësues i 28 deputetëve, firmëtarë që kërkojnë ndryhsime kushtetuese. Mbledhja ka mbaruar por këta u futën prapë sepse dashuria e vjetër është gjë e madhe. Inshallah ka edhe shtretër aty që të flenë edhe sonte në darkë. Erdha që të dëshmoj se ka kopilllëqe këtu dhe kuptiva se këta kanë hallin e 5 qershorit. Nuk merrni kokërr vote nga Opozita për të fshehur deputetin nga shqiptarët,”- tha Murrizi.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike myslim murrizi myslim murrizi

Sondazh

Poll

Politike 20 Korrik 2020, 11:21

TIRANË– Komisioni hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta është zhvilluar me debate mes socialistëve. Deputeti i PS-së, Bashkim Fino ka qenë i prerë...