Politike

5 orë bisedime/ KP mblidhet prapë nesër në 11:00, Rama: I qëndroj 5-qershorit, listat duhet të hapen, koalicionet nuk nda

20 Korrik 2020, 05:58 Nga DOSJA
5 orë bisedime/ KP mblidhet prapë nesër në 11:00, Rama: I

TIRANËU mbyll pa marrëveshje takimi për më shumë se 5 orë në Pallatin e Kongreseve, i Këshillit Politik. Pas bisedimeve, palët janë ndarë me dakordësinë për t’u rimbledhur nesër në orën 11:00. Në takim ishte i pranishëm kryeministri Edi Rama, i cili ka kërkuar bashkëpunim nga PD dhe LSI për të çuar përpara dhe reflektuar edhe në Kod, ndryshimet për të cilat PS ka rënë dakord me opozitën parlamentare. 

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se takimi është shoqëruar edhe me debate të forta. Partia Demokratike, e cila u përfaqësua nga Gazmend Bardhi, Dorjan Teliti dhe Oerd Bylykbashi kundërshtoi me forcë ndryshimin e marrëveshjes së 5-qershorit. Ka qenë Gazmend Bardhi që ka thënë se Rama kërkon prekjen e marrëveshjes. Por kryeministri Edi Rama, që mësohet se e ka marrë fjalën i fundit, mësohet se ka mohuar një rihapje të 5-qershorit. “Nuk ju ndalon njeri të bëni koalicionet tuaja. Nuk ndryshojmë as sistem as zonat zgjedhore. Në bisedime me opozitën parlamentare kemi dakordësuar hapjen e listave. T’i reflektojmë ndryshimet në Kod”,-mësohet të jetë shprehur Rama. 

Ndërsa në takim kanë marrë pjesë  edhe Damian Gjiknuri nga PS, që ka qenë edhe drejtuesi i mbledhjes, Rudina Hajdari e Myslym Murrizi nga opozita e re, si edhe Petrit Vasili nga LSI. Në përfundim të takimit, Myslym Murrizi tha se mori pjesë për të mbrojtur kauzën e 28 deputetëve të opozitës së re, ndërsa sipas tij, palët kanë rënë dakord, (referuar PS dhe PD+LSI). 

Por si erdhën palët në një takim të tillë?

Ishte Presidenti i Republikës Ilir Meta ai që solli publikisht idenë e Partisë Demokratike për një rimbledhje të Këshillit Politik për të diskutuar ndryshimet Kushtetuese të propozuara nga opozita e re, që janë hapja pjesore e listave dhe heqja e koalicioneve parazgjedhore.

Basha e përshëndeti këtë veprim e bashkë me të, kryeministri Edi Rama nuk hezitoi duke kërkuar edhe takim publik me të dy, Bashën dhe Metën. Por nuk ndodhi kështu. Kryetari i PD-së, zgjodhi tja delegonte këtë përgjegjësi sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazmend Bardhi dhe përfaqësuesit të PD-së në këtë Këshill, Oerd Bylykbashi. Njësoj edhe LSI, ku Monika Kryemadhi u përfaqësua nga Petrit Vasili.

(k.m;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama gazment bardhi ilir meta ndalimi i koalicioneve reforma zgjedhore takimi ne kp 20 korrik 2020 edi rama gazment bardhi ilir meta ndalimi i koalicioneve reforma zgjedhore takimi ne kp 20 korrik 2020

Sondazh

Poll

Politike 20 Korrik 2020, 11:21

TIRANË– Komisioni hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta është zhvilluar me debate mes socialistëve. Deputeti i PS-së, Bashkim Fino ka qenë i prerë...