Politike

Përplasje në Këshillin Politik/ Bardhi: Kryeministri kërkon rihapjen e 5-qershorit, e pamundur! Rama: Llogarisni edhe opozit

20 Korrik 2020, 11:49 Nga DOSJA
Përplasje në Këshillin Politik/ Bardhi: Kryeministri kërkon

TIRANE- Gazmend Bardhi, sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike është përplasur me kryeministrin Edi Rama në takimin e zhvilluar në Këshillin Politik. Dosja.al ka zbardhur pretendimet e plota të Partisë Demokratike në këtë Këshill, ku Gazmend Bardhi ka thënë se Rama kërkon rihapjen e marrëveshjes së 5-qershorit, që sipas tij është një kërkesë e parealizueshme.

“Kuptuam nga diskutimi i Kryetarit të Partisë Socialiste që qëllimi është të rihapim edhe njëherë diskutimin për përmbajtjen e marrëveshjes së 5 Qershorit dhe të bëjnë ndryshime të saj. Drafti i marrëveshjes së 5 Qershorit është produkt i një pune të përbashkët 6 mujore, është miratuar dhe nënshkruar me konsensusin e të gjitha palëve, me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë. Ne i qëndrojmë firmës sonë dhe deklarojmë që nuk mund të rishihet apo rishkruhet asnjë fjalë ndryshe nga ajo që palët kanë dakordësuar dhe nënshkruar bashkërisht. Çështjet që ju shtruat bien në kundërshtim dhe ndryshojnë Marrëveshjen e 5 Qershorit dhe prishin dakordësinë që ne kemi arritur aty. (nenet 19 dhe 36 të draftit të nënshtruar në zbatim të marrëveshjes së 5 Qershorit).

Gjithashtu, në mbledhjet e Këshillit Politik, por edhe gjatë diskutimeve në Rezidencën e Ambasadores së SHBA-së, përfaqësuesi zyrtar i Partisë Socialiste nuk ka dhënë konsensusin për ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe ka dakordësuar se kjo çështje nuk mund të diskutohet tani, por në një fazë më të vonshme. Ky fakt konfirmohet edhe nga përmbajtja e marrëveshjes së 5 Qershorit, ku specifikohet në shënimin nr. 2 që “nuk ka konsensus për ndryshimin e sistemit”. Sipas pikës 12 të marrëveshjes së firmosur më 5 Qershor “12. Hyrja në fuqi”: “ky shënim është i zbatueshëm për zgjedhjet e rradhës”.”-,është shprehur Bardhi në takim.

Me përfundimin e fjalës së Bardhit, kryeministri Edi Rama ka kërkuar 5 minuta pushim dhe mbledhja u ndërpre. Kryeministri deri më tani ka kërkuar edhe llogaritjen e opozitës parlamentare në aktet që do të ndërmerren. “Llogarisni edhe opozitën parlamentare nëse doni një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Nuk janë dy pole, por tri pole“,-ka thënë kryeministri.

Takimi vjen një javë pas miratimit në parim në Komisionin e Ligjeve të Paketës me ndryshimet Kushtetuese. Ndryshimet sjellin heqjen e koalicioneve në zgjedhjet e ardhshme dhe hapjen pjesore të listave. PD, LSI dhe faktori ndërkombëtar kundërshtojnë këto ndryshime, teksa opozita hodhi idenë që çdo ndryshim përtej marrëveshjes së 5-qershorit të diskutohet në Këshillin Politik.

Lajmi kryesor: Mblidhet Këshilli Politik/ Rama merr ‘frenat’ e situatës në dorë, shkon vetë me Gjiknurin, Basha në Kosovë, ia ‘delegon’ detyrën Bardhit

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gazmend bardhi takimi ne kp per listat e hapura gazmend bardhi takimi ne kp per listat e hapura

Sondazh

Poll

Politike 20 Korrik 2020, 11:21

TIRANË– Komisioni hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta është zhvilluar me debate mes socialistëve. Deputeti i PS-së, Bashkim Fino ka qenë i prerë...