Politike

Detaje nga mbledhja e KP, Rama: Nuk ndryshojnë sistemin e zonat zgjedhore

20 Korrik 2020, 13:41 Nga DOSJA
Detaje nga mbledhja e KP, Rama: Nuk ndryshojnë sistemin e zonat zgjedhore

TIRANË- Dosja.al mëson detaje të reja nga mbledhja me dyer të mbylla e Këshillit Politik. Sipas informacioneve, mësohet se gjatë diskutimeve Rama ka shjeguar ndryshimet kushtetuese.

Kreu i qeverisë ka thënë se nuk do të ndryshohet as sistemi, as zonat zgjedhore, por vetëm do të hapen listat. Më tej Rama ka thënë se i qëndron marrëveshjes dhe kërkon nga PD që të japë mendimin e saj se si do të garantohet kuota gjinore.

“Ne nuk ndryshojmë as sistem, as zona zgjedhore. E vetmja gjë është që po hapim listat. Edhe për hapjen e listave, hajdeni ulemi nëse keni ndonjë mendim se si të garantojmë kuotën gjinore sa më mirë.  Por në një koalicion siç i bën gjithë Europa dhe jo si modeli ynë i deritanishëm që se ka askush Nuk ndalojmë koalicionet, por formë grupimi që të mundësojë hapjen e listave dhe të mos ndërlikojë administrimin. Korrektimi në kod i përket vetëm pjesës së hapjes së listave dhe nuk cënon përmbajtjen e dokumentit. Ne i qëndrojmë marrëveshjes. Marrëveshja duhet miratuar, për tu miratuar duhen votat në kuvend që ne si mazhorance nuk i kemi. Në bisedimet me opozitën parlamentare kemi dakordësuar për hapjen e listave. Ajo çka kërkojmë është hajdeni ulemi dhe me sa me shumë dakordësi të reflektojmë në kod këtë sanksionim të hapjes së listave që vjen nga ndryshimi kushtetues. Pra nuk u ndalon njeri të bëni aleancat tuaja’  mësohet të ketë thënë Rama.

Deklaratat janë bërë në mbledhjen e Këshillit Politik që vjen një javë pas miratimit në parim në Komisionin e Ligjeve të Paketës me ndryshimet Kushtetuese. Ndryshimet sjellin heqjen e koalicioneve në zgjedhjet e ardhshme dhe hapjen pjesore të listave. PD, LSI dhe faktori ndërkombëtar kundërshtojnë këto ndryshime, teksa opozita hodhi idenë që çdo ndryshim përtej marrëveshjes së 5-qershorit të diskutohet në Këshillin Politik.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama hapja e listave dhe heqja e koalicioneve ndalimi i koalicioneve takimi ne kp per listat e hapura edi rama hapja e listave dhe heqja e koalicioneve ndalimi i koalicioneve takimi ne kp per listat e hapura

Sondazh

Poll

Politike 20 Korrik 2020, 11:21

TIRANË– Komisioni hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta është zhvilluar me debate mes socialistëve. Deputeti i PS-së, Bashkim Fino ka qenë i prerë...