PËRFUNDIMTARE! PS tërhiqet nga shkarkimi i Metës, Komisioni i çon raportin Kuvendit
20 Korrik 2020, 11:39Nga DOSJA
TIRANË– Miratohet raporti përfundimtar i Komisionit Hetimor, presidenti Ilir Meta nuk do të shkarkohet! Me asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim, raporti është miratuar nga 6 socialistë, të cilët vlerësuan se shkeljet e kreut të shtetit ishin kryer por nuk ishin aq të rënda sa për të sjellë largimin e tij nga porti.
Edhe pse vendimi ishte njoftuar në raportin paraprak të miratuar në 17 korrik, sërish edhe mbledhja e sotme u shoqërua me debate. Edhe pse në fund votoi “pro”, deputeti Bashkim Fino pasi përplasje me kolegët e tij, duke ironizuar me propozimin e tij për një ‘kërkim-falje’ ndaj Metës për shqetësimin që i kishin shkaktuar. Më pas, ndërhyri deputeti Alket Hyseni, i cili theksoi se Komisioni nuk kishte rolin e një gjytari dhe nuk mund të merrte vendime.
Tanimë raporti do t’i dërgohet Kuvendit për t’u diskutuar në një seancë të posaçme të caktuar vetëm për të. Duke marrë parasysh se jemi në dy javët e fundit të sesionit parlamentar, të cilat janë të zëna nga marrëveshjet për ndryshimet në Kushtetutë, raporti i Metës pritet që të kalojë në sesionin e ri në shtator.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANE- Kanë kaluar gati tri orë që prej nisjes së takimit të Këshillit Politik, por palët janë shumë larg gjetjes së gjuhës së një marrëveshjeje. Burime për Do...
TIRANË– Deputeti Kujtim Gjuzi ka dalë në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit. përballë kamerave, Gjuzi ka shprehur revoltën e tij kundrej...
Politike20 Korrik 2020, 11:21
TIRANË– Komisioni hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta është zhvilluar me debate mes socialistëve. Deputeti i PS-së, Bashkim Fino ka qenë i prerë...
PRISHTINË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar një konferencë për shtyp me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti. Në fjalën e tij, Basha tha se e vler...
TIRANË– Videoja që po shikoni vjen nga brenda mbledhjes së Këshillit Politik. Siç shihet edhe nga pamjet, të gjithë janë të ulur në vendet e tyre, m...
TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu iu ka bërë thirrje qytetarëve që të mësohen tashmë duke jetuar me distancimin social dhe maskën si një ...
TIRANE- Kryeministri Edi Rama është ulur krah Damian Gjiknurit dhe Rudina Hajdarit në Këshillin Politik. Përballë tij qëndron opozita PD-LSI me përfaqësuesit e ...
TIRANË– Kanë mbërritur në Pallatin e Kongreseve edhe përfaqësuesit e Partisë Demokratike. Gazmend Bardhi, i shoqëruar nga Oerd Bylykbashi është futur brend...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama sapo ka mbërritur në ambientet e Pallatit të Kongreseve ku është mbledhur Këshilli Politik. Kryeministri ka veshur maskën e t...