Politike

Tri orë të mbyllur, çfarë po ndodh brenda Këshillit Politik, debate të forta…palët nuk ndryshojnë qëndrim!

20 Korrik 2020, 11:38 Nga DOSJA
Tri orë të mbyllur, çfarë po ndodh brenda Këshillit

TIRANE- Kanë kaluar gati tri orë që prej nisjes së takimit të Këshillit Politik, por palët janë shumë larg gjetjes së gjuhës së një marrëveshjeje. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se palët vazhdojnë të jenë të tërhequra në qëndrimet që kanë patur zhvillimit të takimit.

Kështu, Partia Socialiste, kryeministri Edi Rama dhe opozita e re, vazhdojnë të mos tërhiqen nga ndryshimi Kushtetues për hapjen pjesore të listave dhe heqjen e koalicioneve.

Po ashtu, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, janë të patërhequra nga dakordësia e arritur në 5 qershor 2020. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se mbledhja është shoqëruar me debate të forta, ku nuk kanë munguar edhe tonet e larta të pjesëmarrësve.

Takimi vjen një javë pas miratimit në parim në Komisionin e Ligjeve të Paketës me ndryshimet Kushtetuese.

Ndryshimet sjellin heqjen e koalicioneve në zgjedhjet e ardhshme dhe hapjen pjesore të listave. PD, LSI dhe faktori ndërkombëtar kundërshtojnë këto ndryshime, teksa opozita hodhi idenë që çdo ndryshim përtej marrëveshjes së 5-qershorit të diskutohet në Këshillin Politik.

Lajmi kryesor: Mblidhet Këshilli Politik/ Rama merr ‘frenat’ e situatës në dorë, shkon vetë me Gjiknurin, Basha në Kosovë, ia ‘delegon’ detyrën Bardhit

(F.g./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama takimi ne kp per listat e hapura edi rama takimi ne kp per listat e hapura

Sondazh

Poll

Politike 20 Korrik 2020, 11:21

TIRANË– Komisioni hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta është zhvilluar me debate mes socialistëve. Deputeti i PS-së, Bashkim Fino ka qenë i prerë...