Aktualitet

“Blindohet Kukësi”, denoncimi: FNSH dhe RENEA drejt qytetit për takimin e Ramës

4 Prill 2019, 15:01 Nga DOSJA
“Blindohet Kukësi”, denoncimi: FNSH dhe RENEA drejt qytetit

KUKËS- Faqja në Facebook, e quajtur Kukësi, një ditë më parë shpërndau një postim ku kërkonte nga qytetarët kuksianë, të mos lejonin që kryeministri Edi Rama të zhvillonte takimin e planifikuar në qytetin e tyre për këtë të premte. (Lexo këtu)

Pas këtij publikimi, kjo faqe ka publikuar një tjetër postim, sipas të cilit thuhet se Forcat speciale FNSH dhe RENEA, po nisen drejt Kukësit për të siguruar që gjithçka në këtë takim të shkojë siç është planifikuar.

“Blindohet Kukësi.Forcat Speciale FNSH dhe RENEA po nisen drejt Kukesit per te siguruar mbarëvajtjen e takimit te Edi Rames neser ne Kukes”, – thuhet në postimin e faqes “Kukësi”.

Nga ana tjetër, kujtojmë se pas thirrjes së kësaj faqje drejtuar banorëve të Kukësit, reagoi edhe ish-nëndrejtori i Policisë, Shkëlqim Pepkolaj, i cili ndodhet në azil që pas denoncimit të lirimit të trafikantit Naser Gashi, nga policia dhe prokuroria e këtij qyteti. (Lexo këtu) Pepkolaj shprehej se nëse një veprim i tillë do të ishte historik.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aeroporti i kukesit edi rama kukësi kundër vizitës së ramës rama ne kukes vizita e ramës në kukës aeroporti i kukesit edi rama kukësi kundër vizitës së ramës rama ne kukes vizita e ramës në kukës

Sondazh

Poll