Aktualitet

Vrau tetë persona në Selenicë, seanca e radhës për Ritvan Zykaj do mbahet në 16 Prill

4 Prill 2019, 12:24 Nga DOSJA
Vrau tetë persona në Selenicë, seanca e radhës për

VLORË– Gjykata e Vlorës ka caktuar datën 16 prill për seancën e radhës ndaj autorit të masakrës së Selenicës, Ritvan Zykajt.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije gjatë seancës do të merren në pyetje dëshmitarët e viktimave, të cilët janë njëkohësisht edhe të afërmit e autorit. Të pranishëm në gjyq do të jenë vetëm një pjesë e të afërmve, pasi pas tragjedisë shumë prej tyre u larguan jashtë vendit.

Prokurori i çështjes Saimir Smaka, i cili më 19 shkurt kërkoi edhe burg përjetë për Zykajn, ka konfirmuar se dosja tashmë i ka kaluar prej pak muajve Gjykatës së Vlorës. Deri më tani lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi në Selenicë, janë zhvilluar dy seanca paraprake, por pa praninë e autorit të masakrës, i cili vijon të mbahet i izoluar në dhomat e paraburgimit të Vlorës.

Masakra e Selenicës ndodhi në datë 10 shkurt në fshatin Resulaj të Selenices,ndersa Ritvan Zykaj vrau me armë zjarri tetë persona, nga të cilët dy të mitur.
Demir Zykaj 76 vjeç, Perri Zykaj 76-vjeç ; Besim Zykaj 45-vjeç (i biri), Vasilika Zykaj 40 vjeç (bashkëshorte e Besimit), Sara Zykaj 17 vjeçe (vajza e Besimit) Ledion Zykaj 6 vjeç (djali i Besimit); Azem Zykaj 49 vjeç (i biri), Afërdita Zykaj 47-vjeç (bashkëshorte e Azemit), ishin 8 personat që u vranë nga dora e Ritvan Zykajt.

Me viktimat, autori i masakrës kishte lidhje të ngushta familjare. Në dëshminë e tij, Zykaj ka deklaruar kushërinjtë i vrau sepse e kishin akuzuar për vjedhjen e disa pulave. Pasi kreu masakrën, Zykaj u arratis në fshat duke u kapur nga policia vetëm gjatë orëve të para të mëngjesit. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjykata e vlores masakra e selenices ritvan zykaj saimir smaka gjykata e vlores masakra e selenices ritvan zykaj saimir smaka

Sondazh

Poll