Aktualitet

Familja shqiptare në prag dëbimi, aktivistët danezë protestojnë në aeroport

4 Prill 2019, 12:54 Nga DOSJA
Familja shqiptare në prag dëbimi, aktivistët danezë

DANIMARKË- Familjet shqiptare që kanë kërkuar azil ekonomik vitet e fundit në vende e Europës, shpesh kanë qenë në vëmendje të medies ndërkombëtare. Rasti i fundit vjen nga Danimarka, ku një familje shqiptare nuk fitoi të drejtën e azilit dhe për këtë, duhet të kthehet tani në vendin e origjinës pasi mundësitë për të qëndruar atje, janë shumë të pakëta.

Por, largimi i saj nuk është pritur aspak mirë nga aktivistët e Danimarkës, të cilët rreth orës pesë të mëngjesit mbushën aeroportin e Kopenhagenit ,duke kundërshtuar dhe protestuar për depërtimin e familjes Mirashi. Bëhet fjalë për familjen Mirashi, të cilës i është refuzuar azili më 22 mars dhe iu dha tre javë kohë për të aplikuar për një leje humanitare qëndrimi bazuar në ligjin danez. Doktorët danezë kanë konstatuar se djali i madh i familjes Mirashi, i cili është 8 vjeç, vuan nga probleme fizike dhe mendore.

Gjatë aplikimit të lejes humanitare, familja nuk arriti të sigurojë gjithë dokumentacionin e nevojshëm brenda afateve. Aktivistët mendojnë se duke shtyrë deportimin e familjes në Shqipëri, mund t’u jepet kohë që të sigurojnë dokumentet e nevojshme për aplikim.

Media daneze gjithashtu raporton se ditën e martë një grua me fëmijën e saj është dëbuar nga Danimarka, duke u nisur nga aeroporti i Kopenhagenit për në Shqipëri.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aerporti i kopenhagenit aktistet daneze ne proteste danimarkë debimi familjes shqiptare aerporti i kopenhagenit aktistet daneze ne proteste danimarkë debimi familjes shqiptare

Sondazh

Poll