Aktualitet

Protesta e opozitës, Apeli lë në burg Florenc Hoxhën dhe 4 të tjerë

4 Prill 2019, 12:19 Nga DOSJA
Protesta e opozitës, Apeli lë në burg Florenc Hoxhën dhe 4

TIRANË– Gjykata e Apelit ka lënë në burg 5 të arrestuarit në protestën e eopozitës që u zhvillua më 16 shkurt.

Ilir Hamedani, Ferit Dankshi, Saimir Rexhepi, Florenc Hoxha, Agim Peposhi kërkuar zëvendësimin e masës “arrest me burg” të dhënë nga gjykata e shkallës së parë të Tiranës, të cilën Apeli e la sërish sot në fuqi.

Më 22 mars, Gjykata e Tiranës ka rrëzuar kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg” të Florenc Hoxhës,  ish-kreut të INUV dhe 5 protestuesve të tjerë.

Hoxha u arrestua si i dyshuar për akte të dhunshme gjatë protestës së 16 Shkurtit në Tiranë. Sipas tij, policia i ka dhunuar banesën dhe i ka kërcënuar me armë vajzën e tij 12-vjeçare. Ai deklaroi se se gjithçka është pasqyruar në kamerat e sigurisë së banesës së tij.(lexo këtu)

Pas protestës së 16 shkurtit nga policia u ndaluan 19 persona, por vetëm 5 prej të cilëve u lanë në burg. 

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet agim peposhi ferit dankshi florenc hoxha ilir hamedani protestuesit e opzoites agim peposhi ferit dankshi florenc hoxha ilir hamedani protestuesit e opzoites

Sondazh

Poll