Aktualitet

Goditën makinën e policisë në Elbasan/ Krimet e Rënda ngrenë akuzën e vrasjes për 4 personat nën hetim

4 Prill 2019, 12:27 Nga DOSJA
Goditën makinën e policisë në Elbasan/ Krimet e Rënda

ELBASAN- Gjykata e Krimeve të Rënda vendos shqyrtimin e përplasjes me armë në vitin 2017, u godit nga një makinë tjetër në hyrje të “Tregut Ushqimor” gjykata e Krimeve të Rënda ka hapur sot shqyrtimin e çështjes. Ditën e sotme, Prokuroria ka lexuar kërkesën për shqyrtim, ndërsa në seancën e radhës pritet të dëshmojnë 4 punonjës policie që kanë qenë në vendin e ngjarjes, përfshi edhe Gjergji Oshafin. Nën hetim për këtë çështje janë Enea Bekteshi, i cili pranoi se ishte ai në drejtimin e mjetit, Kelmend Xhaferri, Valmir Dedja dhe Ledio Zabelin.

Në këtë seancë, u diskutua në lidhje me akuzën dhe kompetencën e Krimeve të Rënda për shqyrtimin e dosjes, e cila përfundimisht do të gjykohet për akuzën e “Vrasjes së punonjësve te policisë se shtetit”, kryer ne bashkëpunim, mbetur ne tentative, “Prodhim dhe shitje narkotikesh” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armeve luftarake”.

Çfarë ndodhi më 18 shtator të 2017 në Tregun Ushqimor të Elbasanit? 

Mbrëmjen e kësaj dite makina e policisë u godit nga makina e Petrit Çelës, pronari i tregut ushqimor të këtij qyteti.  Makina e policisë që u godit ishte e Gjergj Oshafit, zv/drejtorit të policisë së Elbasanit. Pamjet e publikuara më pas të ngjarjes, përfshinë edhe politikën ku nuk munguan akuzat e opozitës, dhe për pasojë u shkarkua e gjithë kupola drejtuese e policisë Elbasan.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet enea bekteshi gjergj oshafi goditja e makinës së policisë kelmend xhaferri krimet rënda valmir dedja enea bekteshi gjergj oshafi goditja e makinës së policisë kelmend xhaferri krimet rënda valmir dedja

Sondazh

Poll