Shqipëria 14 vite në NATO, presidenti Begaj: Krenarë!
1 Prill, 09:18
Shqipëria 14 vite në NATO, Amba...
Aktualitet
“Të moslejohet Rama të vizitojë Kukësin”, ish-nëndrejtori i policisë: Do ishte veprim historik
3 Prill 2019, 20:22Nga DOSJA
KUKËS- Ish-nëndrejtori i Policisë së Kukësit, Shkëlqim Pepkolaj, ka reaguar pas thirrjes së bërë nga faqja “Kukësi” në Facebook, për të moslejuar kryeministrin Edi Rama që të hyjë në Kukës këtë të premte. (Lexo këtu)
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Pepkolaj shprehet se nëse do të bëhej diçka e tillë, do të ishte veprim historik.
“Do ishte ky, nje veprim historik qe do u jepte burrave te Kukesit, pa me te voglin dyshim vlersimin maksimal ne rang kombetar e me gjere, si kontributoret me te devotshem te demokracise..”, – shprehet Pepkolaj.
Më tej ai shprehet: “E nese vertete faktori politik do ishte i gjithi i bashkuar per ta zbythur ate mortaje atehere ky do ishte leksioni me i mire i funksionimit te demokracise qe i jepet qytetarise Shqiptare nga burrat Kuksiane..!”
Kryeministri Edi Rama, pritet të zhvillojë këtë të premte një vizitë në Kukës, ku do të inaugurohen fillimet e punimeve për rikonstruksionin e aeroportit të Kukësit. Lajmi u bë i ditur nga kandidati për kryetar të Bashkisë Kukës, njëherë president i klubit të futbollit të këtij qyteti, Safet Gjici. (Lexo këtu)
Shkëlqim Pepkolaj është ish-nëndrejtori i Policisë së Kukësit, i cili zbuloi të gjithë procedurën e paligjshme me të cilën, prokuroria dhe Policia e Kukësit liruan një supertrafikant të kërkuar droge, Naser Gashi. Pas kësaj ai vendoi të largohej për azil politik.
Si ndodhi skandali?
Në 17 tetor të 2018-ës, Naser Gashi i shoqëruar nga Ron Nimani tenton të dalë nga Shqipëria përmes pikës kufitare të kalimit të Morinës.
Në një makinë tip Audi me dokumente të falsifikuara që mbanin emrin e Saimir Bula, Gashi tentoi të largohej. Por pas dyshimeve për dokumentet, policia e shoqëroi në Drejtorinë e Policisë ku iu bë identifikimi përmes gjurmëve të gishtave.
Pas identifikimit në Komisariat u zbulua se nuk ishte Saimir Bula por Nazër Gashi. Dhe këtu nis që historia të marrë rrjedhë.
Prokurorja Rita Gjati firmosi lirimin e menjëhershëm, që u ekzekutua nga policia në 18 tetor. Policia e Kukësit e fshehu ngjarjen duke mos dhënë asnjë njoftim për mediat. “Kurbani” i vetëm i kësaj historie u bë denoncuesi, polici Shkëlqim Pepkolaj që u pezullua nga detyra pasi hetoi procedurën e paligjshme të policisë së Kukësit.
Pasi ngjarja u bë publike, prokuroria e Përgjithshme reagoi duke thënë se Naser Gashi nuk duhet të lirohej, ndërkohë që Krimet e Rënda dhe organet e tjera shtetërore nuk kanë dhënë më asnjë informacion se çfarë do të bëhet me hetimin dhe vënien para përgjegjësitë të prokurores, që e dinte kë po lironte dhe oficerëve që liruan supertrafikantin e dënuar me 7.4 vite burg. Krimet e Rënda e kanë nisur hetimin për këtë çështje në 30 janar 2019.
(B.B/ Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Dy vite pas vrasjes së të riut shqiptar Xhoi Musaj në Gjermani është dënuar një nga autorët e dyshuar të krimit. Një gjykatë në rrethin e Ulm dënoi me burgim të...
SHBA- Veç medias dhe rrjeteve sociale, një tjetër mënyrë që Rusia por dhe vende të tjera përdorin për të ndikuar e për të rritur influencën e tyre janë i...
GJIROKASTËR- Prefektura e Qarkut Gjirokastër ka zhvilluar ditën e sotme një takim në kuadër të “Planit të veprimit të Komitetit Rajonal të Luftës kundër tr...
KUKËS- Kryeministri Edi Rama pritet të vizitojë këtë të premte qytetin e Kukësit, ku do të inaugurohen fillimet e punimeve për rikonstruksionin e aeroporti...
TIRANË- Pas përballjes së parë me vetingun në qershor 2018, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja e përshkroi procesin me një shprehje popullo...
TIRANË– Një 29-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, 7 protestues janë proceduar në gjendje të lirë, kurse 3 të tjerë janë shpallur në kë...
SHKODËR– Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka vizituar qytetin e Shkodrë për herë të tretë bredna kësaj jave. I shoqëruar nga Drejtori i Policisë s...
SHKODËR– Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka mbërritur pasditen e sotme në qytetin e Shkodrës, së bashku me Drejtorin e Policisë së Shtetit, Ardi Veliu....
VLORË– Një zjarr masiv ka përfshirë ditën e sotme zonën e Orikumit të Vlorës, nga i cili janë rrezikuar disa lokale si dhe baza ushtarake e Pashalima...