Aktualitet

Mbante hapur ‘lloton’, procedohet penalisht 42-vjeçari nga Berati

4 Prill 2019, 12:18 Nga DOSJA
Mbante hapur ‘lloton’, procedohet penalisht 42-vjeçari nga

BERAT- Një 42-vjeçar është proceduar penalisht pasi në lokalin e tij ushtronte aktivitetin e jashtëligjshëm të lojrave të fatit. 

I riu me iniciale M.H, përveç lojrave të fatit dhe kishte të punësuar edhe një punonjës të pa siguruar.

NJOFTIMI I PLOTË:

Berat

Policia vijon kontrollet në të gjithë Qarkun Berat për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave të cilët vijojnë të ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojërave të fatit.

Procedohet penalisht 1 shtetas për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar filluan procedimin penal në gjëndje të lirë për shtetasin:

– M.H, 42 vjeç, banues në Berat, pasi në lokalin Bar-Kafe ushtronte edhe aktivitetin e kundërligjshëm të lojrave të fatit (lloto sporti), si dhe kishte të punësuar një punonjës të pa siguruar.

Kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë, deri në ndëshkimin e subjektit të fundit që ushtron këtë aktivitet anti-ligjor.

Policia e Shtetit fton këdo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital”, çdo veprimtari të tillë të kundërligjshme.

Vetëm pak ditë më parë nga Librazhi, kryeministri Edi Rama premtoi shtrëngim të ligjit për lojrat e fatit. Sipas Ramës, ata që organizojnë bixhoz ilegalisht do të shkojnë në burg.
(Lexo këtu)

Ligji për mbylljen mesnatën e 31 dhjetorit 2018, në të gjithë territorin e Shqipërisë, kazinotë elektronike, bastet sportive, sallat e bingove, bastet on line, bastet me gara në pistë, u miratua nga Parlamenti në fund të muajit tetor të vitit të kaluar. I paligjshëm dhe i dënueshëm është edhe reklamimi i tyre.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet berat ligji per lojrat e fatit policia e shtetit berat ligji per lojrat e fatit policia e shtetit

Sondazh

Poll