Aktualitet

ARRSH njofton punime në mbikalimin e Fushë Krujës, si do të zhvendoset qarkullimi i mjeteve

4 Prill 2019, 12:14 Nga DOSJA
ARRSH njofton punime në mbikalimin e Fushë Krujës, si do të

FUSHË KRUJË- Autoriteti Rrugor Shqiptar me anë të një postimi në Facebook ka njoftuar se nga data 5-13 prill do të realizohen punime në mbikalimin e Fushë Krujës.

Për këtë arsye gjatë kryerjes së punimeve në mbikalim, qarkullimi i mjeteve do të kryhet në pjesën e poshtme me shpejtësi të reduktuar dhe vetëm në 2 korsi.

DEKLARATË E PËRBASHKËT PËR MEDIAN

AUTORITETI RRUGOR SHQIPTAR

POLICIA E QARKULLIMIT RRUGOR

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor informojnë median dhe opinionin publik se duke nisur nga dita e premte, datë 5 prill 2019, ora 08:00 dhe deri më 13.4.2019, në kuadër të projektit “Mirëmbajtja dhe Siguria Rrugore Bazuar në Rezultate”, financim i Qeverisë së Shqipërisë dhe Bankës Botërore, do të realizohen punime ? në rrugë si më poshtë vijon:
– Riparim dhe vendosje e barrierave akustike në Mbikalimin e Fushë Krujës, km 1+400, në segmentin rrugor: Mbikalimi Fushë Krujë-K-Fshat Hasan – Faza 1.
– Riparim për pjesën e poshtme të Mbikalimit të Fushë Krujës-Faza 1.
Për këtë arsye gjatë kryerjes së punimeve qarkullimi i mjeteve në pjesën poshtë mbikalimit të Fushë Krujës do të jetë me shpejtësi të reduktuar, lëvizja e mjeteve do të drejtohet në 2 korsi (nga 1 korsi për secilin drejtim) dhe do të realizohet në përputhje me sinjalistikën e vendosur sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut të miratuar.
Punonjësit e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe kompanisë së mirëmbajtjes do të jenë në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes dhe orientimin e trafikut sipas planit të menaxhimit të miratuar, për të lehtësuar qarkullimin e mjeteve dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren.
ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve dhe bizneseve të zonës gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë segment rrugor, respektimin në mënyrë rigoroze të sinjalistikës provizore të vendosur, rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe udhëzimet e Policisë Rrugore në terren.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrsh mbikalimi i fushekrujes policia e qarkullimit rrugor arrsh mbikalimi i fushekrujes policia e qarkullimit rrugor

Sondazh

Poll