Aktualitet

Protesta e fermerëve, qeveria nxjerr VKM: Rimbursim 10 lekë për çdo litër qumësht, fondi 84 mln lekë

4 Prill 2019, 13:22 Nga DOSJA
Protesta e fermerëve, qeveria nxjerr VKM: Rimbursim 10 lekë për

TIRANË- Pas revoltës së fermerëve të Lushnjës, Fierit, Beratit dhe Kuçovës që dolën për ditë me radhë dhe protestuan për rimbursimin e TVSH-së, qeveria shqiptare merr vendimin dhe akordon një fond prej 84 milionë lekë të reja për të rimbursuar fermerët.

Qeveria shqiptare ka vendosur që të rimbursojë fermerët me 10 lekë të reja për litër, për çdo fermer që dorëzon qumështin në baxho.

Vendimi i qeverisë:
1. Në vendimin nr.128, datë 13.3.2019, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
a) Pas shkronjës “b, të pikës 1, shtohet shkronja “c”, me këtë përmbajtje:
“c) Në fondin e programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural, zëri “Transfertë në buxhetet familjare” (llogaria ekonomike 606), i miratuar në buxhetin e vitit 2019 për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, shtohet shuma prej 84 000 000 (tetëdhjetë e katër milionë) lekësh për pagesat për dorëzimin e qumështit, lëndë e parë nga fermerët.”.
b) Shkronja “b, e pikës 2”, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“b) Dorëzim qumështi lëndë e parë, në vlerën 10 lekë për litër në pikat e përpunimit, për fermat që mbarështojnë lopë dhe/ose të imëta, kundrejt faturës tatimore të shitjes, por jo më shumë se 700 000 (shtatëqind mijë) lekë për subjekt.”.
2. Fondi prej 84 000 000 (tetëdhjetë e katër milionë) lekësh përballohet nga buxheti i vitit 2019, miratuar për Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, përkatësisht:
a) 32 000 000 (tridhjetë e dy milionë) lekë nga shpenzimet korente të programit 01130 “Ekzekutimi i pagesave të ndryshme”;
b) 27 000 000 (njëzet e shtatë milionë) lekë nga shpenzimet korente të programit 04160 “Mbështetje për mbikëqyrjen e tregut, infrastruktura e cilësisë dhe pronësisë industriale”;
c) 19 000 000 (nëntëmbëdhjetë milionë) lekë nga shpenzimet korente të programit 01110 “Planifikimi, menaxhimi dhe administrimi”;
ç) 6 000 000 (gjashtë milionë) lekë nga shpenzimet korente të programit 10220 “Sigurimi shoqëror”

Fermerët kundërshtonin skemën e re të rimbursimit të produkteve blegtorale. Ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi e njoftoi këtë vendim, fermerët në protestën e djeshme u shprehën skeptik, pasi kanë muaj që nuk marrin kompesim për TVSH.

(F.g/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet fermeret derdhin qumeshtin ne rruge protesta e fermereve ne lushnje rritja e tvsh vendimi i qeverise fermeret derdhin qumeshtin ne rruge protesta e fermereve ne lushnje rritja e tvsh vendimi i qeverise

Sondazh

Poll